Natyrisht, gjatė gjithė kėtyre viteve tė tranzicionit, vota e tyre nuk mundi tė vidhej, nuk u manipulua pėr tė zgjedhur dhe vendosur, dhe kjo pėr faktin e thjeshtė; kjo e drejtė nuk u njihej atyre, paēka se janė njė e treta e popullsisė sė kėtij vendi.
Paçka se ata kanë qenë pranë nesh përgjatë gjithë këtyre viteve, duke mbushur me djersën e tyre kutitë e vjetra të kursimeve të nënave tona. Por edhe të shtetit tonë.
Dhe kurrë nuk kursyen për ne. Kurrë sditën të kërkonin asgjë nga familja dhe vendi i tyre. Veç një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më të bukur, për ta dashur, mbrojtur dhe krenuar me të kur idiotët e botës ua tallnin, si mos më zi.
Ne shqiptarët e këtushëm, jemi në shumicë të varfër, ne skemi çtu japim. Veç pak atdhe. Veç pak mall. Por nuk ditëm tua japim as ato. U tallëm me djersën e tyre. I zinim pusi asaj në çdo hyrje aeroporti apo porti, në çdo cep rruge, kur ata kalonim me makinat e tyre me targa shtetesh të huaja, plot numra e kode të pakuptueshme. Gjatë gjithë këtyre viteve, ne nuk ditëm as të përfitonim nga ndihma e tyre bujare, duke e shpërdoruar atë teksa i ndaluam dhe mbyllëm nga padituria jonë, në oborrin e ngushtë familjar.
Natyrisht, duke i lënë të hapur veç një shteg, atë për në xhepat e yndyrshëm të funksionarëve të këtij shteti. Duke i bërë ata të ndihen kështu, qenia më e çuditshme në botë: të huaj në vend të huaj, të huaj në vendin e tyre.
Të huaj, gjithandej. Të çuditshëm gjithandej. Edhe në investimet e tyre në Shqipëri. Të vetmit investitorë të mëdhenj në ekonominë tonë që nuk masin riskun. Që nuk mendohen gjatë, për taksat pa fund që ju duhet të paguajnë, qofshin këto formale apo informale. Që nuk pyesin e flasin për infrastrukturë, për ujin që mungon, për dritat që sndriçojnë për rrugët e pashtruara që nuk dihet nga të çojnë.
Vijnë ashtu thjesht dhe investojnë pasurinë e gjakut të tyre, në vendin më të varfër dhe të çrregullt të Europës. E ndoshta e humbin atë, në kacafytje stërlodhëse me administratat tona të pamëshirshme e ikin sërish larg, me betimin për të mos u kthyer më kurrë në këtë vend. Por betimi nuk u zë dot vend. Netëve të huaja, me kokën në jastëkun e butë, ëndërrojnë sërish e sërish, rrugicat dhe portat e vjetra, aty ku u rrëzuan për herë të parë, në atë vendin e tyre që se shkulin dot nga zemra.
Dikush mund ti quajë qesharakë për këtë. Por janë, pa dyshim, qesharakët më modernë midis nesh. Të shkolluar dhe edukuar në ambientet më të zhvilluara të botës, qoftë të punës, qoftë të dijes, ata janë ndër aksionerët më të mëdhenj të ekonomisë shqiptare. Sa të mëdhenj, aq edhe të veçantë. Të veçantë sepse janë ndoshta të vetmit aksionerë në botë që skanë pushtet, që skërkojnë pushtet. Jo se nuk e dinë. Në vendet nga vijnë, ata e kanë mësuar medoemos se askush nuk e dhuron paranë pa ditur dhe u siguruar më parë përse do të përdoret dhe si. Dhe kjo ndodh edhe me pasuritë e fituara me trashëgimi apo lotarira. Pasuria e tyre nuk është e tillë. Por pavarësisht nga kjo, ata vijnë dhe investojnë pa ditur aspak, se ku dhe se si. Pa kërkuar kurrë nga ne, as më të voglën e më të voglave të gjërave; të paktën të zgjedhin edhe ata bashkë me ne, barqet që do të na udhëheqin.
Ata janë gjithashtu, më modernët ndër ne. Ata jetojnë çdo ditë, punojnë çdo ditë, mësojnë çdo ditë përkrah njerëzve më të zhvilluar të botës, të europianëve dhe amerikanëve drejt të cilëve ne po udhëtojmë çdo ditë me gazin, dajret dhe haretë tona. Me ata qytetarë të botës së zhvilluar që dinë më mirë se ne se çështë e mira dhe e keqja për një vend. Ndërkohë që ne, akoma vazhdojnë të na habisin dhe kuriozojnë, tek i shohim të ecin shpenguar në rrugët e pashtruara të zhvillimit tonë. Ata do ta modernizonin pa dyshim, më shpejt këtë vend.
Ata janë të veçantë, gjithashtu. Rezidentë të demokracive më të vjetra në botë, emigrantë të demokracisë së vendit të tyre. Një nga kontribuuesit më të mëdhenj të saj, të stabilitetit të saj, një nga të përjashtuarit më të heshtur gjithashtu. Prej vitesh, ata vazhdojnë, duke ndihmuar familjet e tyre dhe ekonominë tonë, të mbrojnë demokracinë shqiptare nga krizat që lindin e vijnë, nga ekonomia. E bashkë me to, indirekt edhe qeveritë e padenja shqiptare të cilat, veç paudhësive të tjera ndër vite, ndoshta më të madhen kanë atë, përjashtimin e tyre nga jeta politike e këtij vendi.
Në fakt, jemi ne shteti qesharak dhe i çuditshëm dhe bashkë me të, ne rezidentët e kësaj toke. Jemi në fakt ne, europianët potencialë, fajtorët e vërtetë të këtij përjashtimi sepse ndoshta, jo për fajin tonë, ndoshta për faj të varfërisë sonë, nuk ditëm kurrë të dallojmë se, vota e ardhur prej tyre, në çfarëdo lloj forme, me postë apo pëllumba si një herë e një kohë, nuk ka asnjë qindarkë vlerë me pak se miliardat e eurove që migrojnë drejt nesh, në ditë të bukura apo të vështira. Ne nuk ditëm kurrë të dallojmë tek ta, atë dashuri madhështore që fle në një shpirt të vetmuar, në dhe të huaj. Dhe ndërsa pyesim sërish, a do të votojnë ata kësaj radhe, nuk bëjmë gjë tjetër veçse i dënojmë akoma dhe akoma, me atë që më të shumtën e herës e meritojmë vetë plotësisht: përjashtimin.
Ata, duhet të kishin votuar qysh dje...
Nga Igli Totozani/shekulli