Komuna e Stambollit ka ofruar donacion prej 1 milion e 200 mijė eurosh pėr restaurimin e mirrėfillt tė Urės sė gurit nė Shkup, por autoritetet vendore e kanė refuzuar.
Turqia kërkon kthimin e pamjes autentike të urës së gurit në SHkup. Ata nuk pajtohen me pamjen që I është dhënë këtij monumrenti historik të nëdërtuar në shekullin e 15 në kohen e persondoris Osmane nga Sulltan Murati. Zyrtarë të komunës së Stambollit kanë ofruar ndihmë finasiare por edhe ndihmë ekspertësh për të realizuar një project të miirëfillitë por e gjithë ka hasur në pengesa si nga autoritet e qytetit të SHkupit dhe drejtorisë për ruajtjen e trashigimisë kulturore të cilët fajin ja hedhin njëra tjetrës. Nga qyteti I SHkupit thonë se gjatë ditës së djeshme kryebashkiuaku Kostovski ka realizuar një takim me delegacionin turk dhe se problemi për realizimin e projektit në fjalë tani qëndron tek drejtoria për ruajtjen e trashigimisë kulturore, e cila duhet të jap dritë jeshile për fillimin e punës , por drejtori Pasko Kuzman thotë se nuk është ingerencë e drejtorisë së tij për pranimin e donacionit dhe ndihmës turke. Moskoordinimin e institucioneve në fjalë e konfirmojnë për Alsat edhe zyrtarët e qytetit të Stambollit.
"Tanimë tre herë qyteti i Stambollit dërgon protokol për bashkëpunim I cili duhet firmosur por këta këtu nuk e bëjën këtë. Ne konstatuam se ekziston moskoordinim midis qytetit të Shkupit dhe Enteve përkatëse për mbrojtjen e monumenteve kulturore dhe historike", deklaroi sekretari gjeneral i Komunës së Stambollit, Shaban Erden.
Delegacioni turk ka reaguar edhe në pamjen e mihrabit të urës që është meremetuar pas shmebjes në vitin 2002. Sipas tyre jo vetëm ura por edhe mihrabi nuk ka pamjen autentike.
"Me meremetimin e fundit veçanërisht me vënien e Mihrabit edhe njëher është bastarduar kjo urë dhe neve në takim me kryebashkiakun Kostovski konfirmuam gadishmërin tonë që të investojmë dhe të kontribuojmë me ekspertët tonë për meremetimin dhe restaurimin e urës", thotë Shaban Erden.
Komuna e Stambollit ka ofruar donacion prej 1 milion e 200 mijë eurosh për restaurimin e mirrëfillt të Urës së gurit.Restaurimi I fundit I këtij monumenti historik filloi në 2002 dhe përfundoi vetëm para disa muajve. Me pamjen aktualetë kësaj ure nuk pajtohen edhe shumë arkitekt të vendit.
Valmir Kuqi/alsat-m