E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Kamorra, Napoli dhe plehrat
Kamorra, Napoli dhe plehrat
Kamorra, Napoli dhe plehrat
Me temperaturat e verės nė rritje nė Napoli nė jug tė Italisė, kriza mbi mijėra ton plehra tė pambledhura po pėrkeqėsohet.Zyrtarisht vlerėsohet se janė 50 mijė ton mbetje nė rajonin e Kampanias dhe 5 mijė ton nė rrugėt e qytetit. Banorė tė zemėruar fajėsojnė qeverinė dhe bandat kriminale tė Kamorrės.

Por si funksionon Kamorra? Dhe pse qeveria duket e pafuqishme? Kamorra kontrollon gjithë trafikun që lëviz në portin e Napolit, të gjitha bizneset e paligjshme dhe të palejueshme që lëvizin jo vetëm në qendrën e Napolit, por edhe rrotull. Nëpërmjet kontakteve të Kamorrës në këshillat e qytetit dhe ato lokale, në ekipe operuese dhe administrative, ata kanë marrë kontrollin e kontratave për hedhje të mbeturinave, pra ata kanë kontroll të plotë të jetës ekonomike të qytetit.

Kontrolli që Kamorra ka mbi biznesin e mbeturinave do të thotë planifikim i dobët bashkiak dhe rregulla të dobëta. Vendet ku hidhen plehrat janë mbushur plot jo vetëm me mbeturina lokale, por edhe mbeturina të importuara nga pjesë të tjera të Italisë. Numri i personave që vuajnë nga kanceri në Napoli është rritur ndjeshëm. Dhe një proces gjyqësor për lidhjet midis politikanëve dhe kamorrës nuk ka pasur fillim të mirë kur një prej dëshmitarëve kryesorë, Michele Orsi u qëllua për vdekje në një bar.

Pra kush janë këta persona që kanë kaq shumë pushtet në një qytet evropian modern? Është një lloj federate e përbërë nga familje të ndryshme. Disa janë më të fuqishme se të tjerat. Disa janë në rritje dhe grinden e formojnë aleanca të ndryshme. Por njerëzit që drejtojnë këto familje janë karizmatikë ashtu si edhe drejtuesit e kulteve.
Gratë në Kamorra luajnë rol shumë të rëndësishëm po t'i krahasosh me mafiat e tjera italiane. Gratë në Napoli prej kohësh kanë qenë më të emancipuara. Vetëm ato janë përgjegjëse për huazim parash, por edhe për drejtimin e kontrabandës së drogës dhe pastrim të parave. Pupetta Maresca p.sh., ishte një grua e jashtëzakonshme që mori drejtimin nga i shoqi, kur ky i fundit u vra. Ajo ishte vetëm 18-vjeç. Mbaj mend ishte vetëm disa vjet më parë kur dy makina te mbushura me gra nga familje kundërshtare shkuan në një takim që përfundoi duke qëlluar njëra- tjetrën. Dy makina të mbushura me gra te vdekura.

Kriza në Napoli është tipike e kohëve tona. Rrënjët e Kamorrës megjithatë janë të vjetra sa edhe vetë qyteti.
Një studim i kohëve të fundit nga një shoqatë italiane vlerësoi se Kamorra vitin e kaluar kishte vlerë afro 23 miliardë dollarë që është në përgjithësi GDP e Libanit

Kamorra është shumë e lidhur me organizata të tjera. P.sh., përsa i përket heroinës, ajo mund të ketë marrëdhënie me shqiptarët, këta të fundit kanë lidhje me grupet turke e këta të fundit kanë lidhje me rrjete që lëvizin nga Afganistani dhe Pakistani. E njëjta gjë edhe për kokainën. Kamorra ka pasur mundësi të forcojë lidhjet me grupet spanjolle dhe kolumbiane që operojnë tregtinë e kokainës nga vendet prodhuese në Ande nëpërmjet Brazilit ose Karaibeve për në Afrikën Perëndimore dhe më pas në Evropë.

Kamorra mund të jetë tani një lojtar ndërkombëtar. Por ajo është ende problem italian kaq i thellë, kaq kompleks, saqë shkon në zemër të çdo gjëje italiane.

Ndërkohë 70 milionë eurot e nevojshme për të përfunduar gjithë punën në Napoli janë ngrirë si pjesë e një hetimi në të cilin është përfshirë dhe guvernatori rajonal, Antonio Bassolino.
Në Napoli, policia ka arrestuar rreth 50 vetë që thuhet se janë të Kamorrës dhe më shumë se 20 zyrtarë janë nën hetim pasi në mënyrë të paligjshme kanë shitur mbetje në vend që t'i pastrojnë. Për napoletanët, shërimi nga këto probleme duket më larg se kurrë.

*Artikulli është marrë me shkurtime nga sajti online i radios prestigjioze BBC. Titulli në origjinal: Pse Kamorra është kaq e fuqishme…



Publikuar: 06.07.2008 23:36:57
Lexuar: 57 herė
Fjalėt kyēe: Kamorra, Napoli, plehrat,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Pse po vonohet amnistia pėr tė dėnuarit nė Kosovė? Pse po vonohet amnistia pėr tė dėnuarit nė Kosovė?
Plani i Ahtisarit ia mbyll dyert Kosovės nė integrimet kombėtare dhe ndėrkombėtare Plani i Ahtisarit ia mbyll dyert Kosovės nė integrimet kombėtare dhe ndėrkombėtare
Kosova, vend autoritar Kosova, vend autoritar
Kosova njė tregim i suksesshėm politik... Kosova njė tregim i suksesshėm politik...
Kapitalizmi autoritar dhe kapitalizmi anarkist (ose Putini dhe dyshja Berisha - Rama) Kapitalizmi autoritar dhe kapitalizmi anarkist (ose Putini dhe dyshja Berisha - Rama)
Arrestimi i Karaxhiqit nuk ėshtė show Arrestimi i Karaxhiqit nuk ėshtė show
Mediat dhe politika Mediat dhe politika
Nė Emėr tė Popullit je Zgjedhur President!, apo Nė Emėr tė Popullit je Zgjedhur President!, apo "Nė Emėr tė Popullit je Dėnuar me Vdekje?!"
Teatri nė njė shoqėri liberal-demokratike! Teatri nė njė shoqėri liberal-demokratike!
Pse duhet tė votojnė emigrantėt Pse duhet tė votojnė emigrantėt
Google Yahoo MSN