Burri i Amy Winehouse, Blake Fielder- Civil, ėshtė nė qendėr tė njė hulumtimi tė ri policor, pasi kanė dalė disa fotografi, ku ai paraqitet duke marrė drogė nė burg.
25- vjeçari aktualisht është duke e vuajtur dënimin në burgun Pentonville të Londrës pasi është gjetur fajtor për shmangie të drejtësisë dhe sulm ndaj pronarit të një klubi në qershor të vitit 2006.
Fielder-Civil, më herët ka mohuar të ketë marrë drogë në burg, mirëpo fotografitë e botuara në gazetën britanike, The Sun, e paraqesin atë duke marrë heroin.
Blake merr heroin sa herë që i jepet mundësia. Fjalët e tij se është i pastër janë gënjeshtra, ka thënë një i burgosur.