Spanjolli Rafael Nadal i ka dhėnė fund dominimit pesėvjeēar tė zviceranit Roger Federer nė Wimbledon duke e mposhtur nė pesė sete, me rezultat 6-4, 6-4, 6-7, 6-7, 9-7, nė njėrėn prej finaleve mė dramatike, tė shoqėruar herė me kohė me diel, e herė me ndėrprerje pėr shkak tė shiut.
22-vjeçari i mbijetoi rikthimit të pabesueshëm të Federerit, për tu bërë spanjoll i parë që fiton titull të madh në fushë bari, që kur Manuel Santana fitoi në vitin 1966. Ai po ashtu është mashkulli i parë që nga Bjorn Borg, në vitin 1980, që fiton French Open dhe Wimbledonin në të njëjtin vit.
Është e pamundur të shpjegoj se çfarë ndjeja në atë moment... të fitoj turneun tim favorit, është ëndërr. Ai (Federer) ende është numër një, ende është më i miri, ai është pesë herë kampion, ndërsa unë tash e kam një , ka thënë Nadal, pas triumfit.
Humbja e Federer i tha fund edhe dominimit të tij si i pamposhtur në terren me barë, pas 65 ndeshjeve pathyeshmëri si dhe shuajti shpresat e zviceranit për të tejkaluar Borg, i cili po ashtu ka të fituara pesë tituj Wimbledon në varg.
U përpoqa të bëj gjithçka. Rafa është një kampion i merituar, ai luajti në mënyrë fantastike. Ishte kundërshtari më i vështirë në fushën më të mirë. Është kënaqësi të luaj sërish këtu. Është për keqardhje që nuk arrita të fitoj, por do të kthehem këtu sërish vitin tjetër, ka thënë Federer.