Ish-futbollisti i Manchester United, dhe legjendė e kėtij klubi, Eric Cantona, ėshtė nė rrugė tė mirė pėr tu rikthyer nė Old Trafford, kėsaj here nė rolin e trajnerit.
Cantona kaloi pesë vite në Old Trafford dhe ishte inspirim i vërtetë i ekipit, i cili në kohën e tij fitoi katër tituj në Premierligë dhe dy herë triumfoi në Kupën FA.
Pas përfundimit të karrierës, Cantona u largua nga futbolli i vërtetë dhe morri pjesë në disa projekte të marketingut, si dhe në promovimin e futbollit në plazh.
Eric është i ngazëllyer nga ideja për të qenë trajneri i një klubi si Manchester United, ka thënë një mik i futbollistit.
Spekulimet për një ardhje të Cantonas në radhët e stafit menaxherial të djajve të kuq, vijnë në momentin kur zëvendëstrajneri i Sir Alex Ferguson, Carlos Queiroz, pritet të marrë detyrën e menaxherit të kombëtares portugeze.
Sipas informatave të Sunday Express, Ferguson do të ishte i lumtur nëse Cantona rikthehet në Old Trafford. Ardhja e tij do të pranohej mirë edhe nga tifozët, të cilët kanë respekt të veçantë për legjendën franceze.