Kompania gjermane e sigurimeve Alijans pret qė nafta gjatė dy viteve tė ardhshme tė arrijė ēmimin prej 200 dollarėve pėr fuēi.
Këtë, për të përditshmen "Tagesshpigel" të Berlinit, e deklaron Joakim Faber, njeri nga ekipi udhëheqës i Alijans.
"Nuk mund të paramendoj se si mund të kemi në plan afatgjatë çmim nën 200 dollarë pas vitit 2010", konsideron Faberi.
Banka investuese e Volstrit Goldman Zaks tashmë parashikoi 200 dollarë për dy vite.
Faberi udhëheq filialën e Alijans Global Investors, e cila menaxhon me rreth një miliardë euro dhe është në mesin e pesë grupeve më të mëdha, që disponojnë me mjete të mëdha në botë. /Makfaks/