Juan Laporta, pasi qė mbrėmė i mbijetoi shkarkimit, do tė vazhdojė tė jetė president i klubit tė Barcelonės deri fund tė mandatit tė tij, nė vitin 2010, dhe nuk mendon pėr dorėheqje, edhe pse shumica votuan pėr shkarkim.
Shumica e votuesve (23870 ose 60,6%) votuan për shkarkim të Laportas, por duheshin edhe 6% që ai të largohej nga posti i presidentit para kohës. Pas ngjarjes, ai premtoi se do të mësojë nga gabimet dhe nuk mendon të tërhiqet nga pozicionit, deri në fund të mandatit.
Dëshiroj të tregoj respekt për të gjithë ata të cilët dolën në votime dhe deri tek ata 80000 votues të cilët qëndruan të qetë. Votimi për mosbesim nuk pati sukses, por sido që të jetë, tash ne mund të vazhdojmë mandatin të cilin e fituam në vitin 2006, ka thënë Laporta pas votimit të mbrëmshëm.
Protestimi ndodhi për shkak se në dy vitet e fundit nuk fituam asnjë trofe. E pranojmë atë dhe do ta rishikojmë në detaje dhe do të përpiqemi ti përmirësojmë gabimet, ka shtuar Laporta.