Kur ballafaqohesh me tė pėrditshmen, me problemet, kontradiktat e me pengesat qė hasen, me zgjidhjet e me parashikimet qė bėhen pėr tė vėnė shoqėrinė nė udhėn e progresit, natyrshėm tė lindin edhe pyetje tė tilla: Janė zgjidhje nė kohė veprimtaritė qė ndėrmerren? Vijnė ato nga njė mendim i pjekur qė ecėn nė rrjedhėn e kohės apo jashtė saj? I kėrkon koha mendimet, veprimtaritė apo janė me rrjedhje donkishoteske e me bekim sanēopanēist? Pse tė urtėve,tė menēurve u kundėrvihen sanēot e donkishotėt? Dhe sė fundi
.
Pse tek ne kjo vepër do kuptohet më mirë?
Se siç pohon Noli në parathënien e kësaj vepre madhore, e përkthyer në mënyrë krijuese nga Ai vetë e nga Petro Zheji, se tipat e bejlurçinës dhe larot i gjejmë në çdo çast. Dhe qëmtimi i sançopançëve, pra dhe i simbiozës së tyre donkishotëve nuk ka qenë e vështirë dje, por besoj edhe sot nuk do të ecim shumë për t´i nominuar. Ata gjenden kudo po ti kërkosh: në errësirëe në dritën e diellit. Pa e tepruar, po ku më shumë e ku më pak donkishotizmi ka zënë vend deri në njëfarë shkalle edhe në hapësirat e monarkëve, diktatorëve, liderëve e lidershipit të ditëve tona. Mbreti Zog, p.sh, megjithë meritat që ka si shtetformues, bëri përpjekje të ngjiste liberalizmin perëndimor me konservatorizmin turkoshak. Noli, një nga kryeministrat më të kulturuar të Evropës në kohën e tij, dështoi në politikë me Revolucionin e Qershorit të ´24. Enver Hoxha, deshi të mbronte dinjitetin kombëtar, duke e izoluar Shqipërinë me bunkerë e tunele nga bota e qytetëruar e demokratike. Sali Berisha bën përpjekje të vendosë shtetin e së drejtës duke rrudhur hapësirat e institucioneve të pavarura e duke shtrirë pushtetin ekzekutiv në hapësirat e pushteteve të tjera. Fatos Nano nëemër të liberalizmit mbolli anarkinë e dembelinë.
Po nuk ka pak hapësirë donkishotizmi edhe tek lidershipi i partive të tjera parlamentare e joparlamentare. Është donkishotizëm, mendoj, shartesa embulesës demokratike me përmbajtjen patriarkale e fisnore që e vërejmë te disa forca politike. Sot, p.sh, kemi rreth 15 parti parlamentare që përfaqësojnë rreth katër milionë banorë.
Shumë për një vend të vogël e me një ekonomi të dobët si kjo jona. Po të bëjmë pak zhytje te ky problem do të vërejmë se një pjesë syresh, parti-bija të prejardhura nga parti-mëma, janë shkëputur për privilegje e karrike liderësh e jo përprograme e alternativa. Sot, p.sh, ka disa parti që e nominojnë veten e tyre si të majta, madje ndonjë e shpall veten si të vetmen forcë opozitare e lider të së majtës, duke iu kundërvënë hapur edhe PS - së. Shtrohet pyetja: mund të jesh forcë e tillë kur kundërshtarin e koncepton si armik e kur te forca kundërshtare nuk sheh asnjë hapësirë për kompromis?
Sot, p.sh, ka disa parti në mbrojtje të mjedisit, dhe kjo është një gjë e mirë. Por për të keqen e këtij vendi, PAA-ja që është pjesëmarrëse në çdo qeveri jo vetëm nuk është në mbrojtje të mjedisit, por ndikon në ndotjen e tij. Dhe qytetarit me të drejtë i lind pyetja: pse i është mekur zëri Xhuvelit e atyre që e pasojnë kur bëhet fjalë për mbrojtjen ehektarëve me pyje që u jepen atyre që i presin në mes jetën rinisë drusore për interesa industriale? Pse nuk e kanë ngritur zërin kundër atyre që devijojnë shtretërit e lumenjve? Pse nuk shqetësohen për shterpëzimin e tokës e për rrudhjen e saj; nuk e njohin faktin që ne jemi vendi me më pak tokë për një banor? Dhe pyetje të kësaj natyre të lindin; por desha t´i bëj edhe një pyetje të hapur liderit të kësaj partie e njëherazi edhe ministrit të Mjedisitnë çdo qeveri: Psenuk merreni me ruajtjen e tokës, pyllit, shtratit të lumenjve;me luftën kundër ndotjes e pakësimit e oksidit të karbonit;me luftën kundër erozionit; me
.?
Këtu mendoj se kërkohet sa mençuri aq edhe urtësi për të të mos vënë etiketën e të prapambeturit e anti-industrialistit; poratë të një personaliteti që sheh përtej kohës së vet.
Idetë, pikëpamjet e qëndrimet donkishoteske nuk lëvizin në rrotën e kohës, ato i vijnë të sotmes nga e kaluara e largët, e, si të tilla ato nuk kanë mundësi të mbijetojnë gjatë, por kur shfaqen janë me pasoja negative. Them nuk kanë mundësi të mbijetojnë se demokracia, shkenca, arti, filozofia, jurisprudenca
.. ua rrudh gjithnjë e më shumë hapësirën; por ato janë si krisja e nuk i jepen mortjes lehtë sidomos në shoqëritë në tranzicion siç jemi ne.
Kur thekson Noli se kjo vepër do të kuptohet mëmirë tek ne, madje edhe ne një vend demokratik, siç thekson studiuesi Piro Loli, shpjegohet edhe me faktin e bazës shoqërore ekzistuese. Pamundur të bëj analizë në këto rreshta, por një pjesë e apariçikëve të organeve qendrore e lokale të partisë-shtet humbën privilegjet që kishin; një pjesë e ish- punëtorisë dhe e ish-fshatarësisë kooperativiste, sidomos ajo në përbërje të aparateve komanduese që nuk emigroi dot, mbeti pa punë
.Të gjithë këta kanë hapësira për sançopançizmin e për donkishotizmin. Pse
..
Donkishotizmi mund të jetojë pa sançopaçizmin?
Jo. Kjo, se siç thekson Servantesi : Shyqyri i tij është derdhur në atë kallup, aq sa marrëzia e zotërisë, të mos vlejë asnjë grosh pa budallallëkun e shërbëtorit. Dhe shyqyrët tanë që vënë theksin te masat e shpejta që mori qeveria për likujdimin e pasojave të Gërdecit, se sa te fenomeni Gërdec; që duartrokasin zotërinë e tyre edhe pse Ai bënte qejf nëpër kazinotë e botës, edhe kur njerëzit i përpin deti; që
.nuk kemi të drejtë t´i pagëzojmë me emrin Sanço e Don Kishot?
Dhe sançot e donkishotët jo vetëm që u kanë marrë emrin, por ata u ngjajnë çuditërisht në shumë drejtime. Sançon, që ka besim te sojlliu, te i mençuri e deri te lideri që ka lexuar shumë, e gjejmë të trupëzuar te militantizmi ekstrem i ditëve tona. Ata e dinë p.sh, që deputeti, këshilltari bashkiak apo i komunës është injorant, mediokër madje deri hajdut, dhe bëjnë të 99-at për t´i riprurë në Parlament, Bashki e Komunë
..Këtë e bëjnë sa nga injoranca e mediokriteti, aq edhe nga interesat e tyre vetjake, familjare e deri klani. Perëndia e di, thoshte Sançua, që unë jam kaur ivjetër, kjo më mjafton të bëhem kont.
Nuk ngjan ky mentalitet sançopançian i origjinës tipike feudale me mentalitetin e sotëm militant të disa ekstremistëve se: Partia e di që unë jam anëtar i vjetër e besniku i saj deri në vdekje; nuk mjafton kjo për të më bërë drejtor, prefekt, administrator e të fitoj një tender?!
..
Dhe sançot besnik ndaj donkishotëve rrudhin hapësirat e personaliteteve shkencore, njerëzve të aftë e profesionistëve me zë. Si të tillë këta kërkojnë të kthejnë të kaluarën e injorantëve që zinin vende deri në majat më të larta të administratës së partisë-shtet, vetëm e vetëm se ishin me përbërje punëtor e besnik ndaj diktatorit e sejmenëve të tij. Feudalizmi i krijon hapësirë militantizmit ekstrem, besnikëve të magjepsur pas zotërisë; ai ka nevojën e sançove për tu bërë të mundur mbijetesën donkishotëve. Ndërsa demokracia ka nevojën e meritokracisë, njerëzve të ditur e të mençur, shkencëtarëve e profesionistëve me zë; njerëzve që e fitojnë jetesën e mbijetesën me djersën e mundin e tyre.
Por militantët tanë për tu mjekuar nga bacilisanço duhet t´i drejtohen Sanços, se siç thotë populli: e ftohta del me të ftohtë dhe mikrobi nxjerr mikrobin. Ata duhet t´i drejtohen pendesës së Sanços kur thotë: Zanati im është të liroj e të mih tokën, të mbjell e të kosit hardhitë, por jo të krej ligje. Kjo mendoj do të ishte një këshillë tepër e vlefshme për ata që se ndjejnë veten mirë si deputetë, bashkiakë, komunarë, pse jo edhe drejtorë e administratorë, ministra e kryeministra
.Nuk do të ishte mirë për ta, madje edhe për shoqërinë, të ushtronin profesionin e nderuar të mjekut, mësuesit, bujkut, blektorit
sesa të deformojnë politikën e qeverisjen me donkishotizmin e sançopançizmin e tyre
.E them këtë se ky është një bacil i rrezikshëm dhe kur je mësuar ministër e deputet
. edhe pse jep dorëheqjen, pendohesh e kërkon të rikthehesh prapë atje ku ishe, madje edhe më lart. Njerëz të këtij kallëpi nuk e kuptojnë sentencën se karrikja është e ëmbël, por djeg si piperi.
Sançot e donkishotët bredhin nëpër Shqipëri,bredhin nga një parti në tjetrën në kërkim të karrikes; dhe do të bredhin sa t´i përzërë progresi e demokracia e pjekur, punësimi e kamja e përgjithshme e shoqërisë. Më në fund donkishotëve e sançove do tua bëjë jetën të padurueshme e do tu rrudhë në maksimum hapësirat dituria ,mençuria e urtësia e një mase të madhe njerëzish të zhveshur nga servilizmi, mediokriteti e krahinizmi i ngushtë.
Nga Dr.Kleanthi Zoto/ shekulli