Sipas disa vlerėsimeve, gjatė vitit tė kaluar, po thuajse gjysma e numrit tė pėrgjithshėm tė televizorėve tė shitur rreth e rrotull botės kanė qenė pajisje LCD ose plazma, por ajo qė ėshtė mė pak e ditur ėshtė se teknologjia, e cila shfrytėzohet gjatė pėrpunimit tė kėtij lloji tė pajisjes, dukshėm ndikon nė ngrohjen globale.
Ekspertët kanë bërë të ditur se gjatë një pjese të caktuar të përpunimit të LCD dhe plazma ekraneve, shfrytëzohet një gaz NF3 (trifluoride azot), i cili është madje 17 mijë herë më i rrezikshëm se sa dyoksidi i karbonit, që deri tash është llogaritur si shkaktar kryeson i ngrohjes globale.
Këto të dhëna, i ka publikuar profesor Michael Prather nga Univesiteti i Kalifornisë, në revistën e njohur New Scientist. Sipas prezantimeve të tij, vetëm këtë vit në atmosferën e tokës janë lëshuar rreth 4 mijë tonë NF3, ndërsa kjo shifër gjatë vitit të ardhshëm parashihet të dyfishohet.
Sipas Prather, është fjala për një problem shumë serioz, dhe kjo për faktin se gazi NF3, i cili shfrytëzohet për prodhimin e LSD dhe plazma ekraneve, nuk është i mbuluar me marrëveshjen e Kyotas, që ka për qëllim uljen globale të emetimit të gazrave të rrezikshëm në rrethinë.