E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > "Ju rrefej historine e sonates se Krojcerit"
"Ju rrefej historine e sonates se Krojcerit"
DURRES - Violinisti i njohur Tedi Papavrami u ngjit kete fundjave ne skenen e improvizuar te amfiteatrit antik te Durresit i veshur si zakonisht, me kemishen pa jake nuk i fshehu emocionet kur u tregoi spektatoreve historine e Sonates se Krojcerit (Kreutzer) te Bet'hovenit, qe zuri vendin kryesor ne koncertin e tij te pare ne kete amfiteater.

Tingujt e violines se Papavramit sollen ne kete koncert historine e trishtuar te kesaj vepre, te cilen fillimisht kompozitori gjenial L. V. Bet'hoven e shkroi per mikun e tij, violinistin polak me origjine indiane Brixhtauer. "Ishin shume shoke, edhe shoke te pijes, tha Tedi per artedashesit mes te cileve personalitete te njohura te artit, kultures dhe politikes, dhe Sonata e Nente, sic njihet ndryshe ajo, ishte nje nga pjeset me te interpretuara nga violinisti i magjishem, ne partituren e te cilit shkruhej "Sonate mulateske per mulatin Brixhtauer". "Por mjeshtri i madh u merzit nje dite me shokun e tij mulat dhe ia dedikoi ate violinistit tjeter, Krojcerit, i cili nuk e interpretoi asnjehere Sonaten e madherishme", vijoi tregimin e tij Papavrami, i cili per 31 minuta radhazi interpretoi vepren e Bet'hovenit.

Violinisti i njohur shqiptar Tedi Papavrami qe jeton ne France interpretoi per here te pare mbremjen e kaluar ne amfiteatrin antik te Durresit, i shoqeruar nga pianistja zvicerane Deborah Lel. Programi i perzgjedhur me kujdes dhe percjellja shume e ngrohte e publikut, nje pjese e te cilit kishte mberritur edhe nga Tirana i dhane mbremjes permasa artistike krejt te vecanta.

Ne pjesen e dyte te programit, Tedi Papavrami interpretoi disa vepra te kompozitoreve franceze. "Poema per violine dhe piano" e autorit Sosho (Chausson) solli influencat vagneriane ne muziken franceze te shekullit te 19-te, ndersa interpretimi ekspresiv i Papavramit percolli rafinimet harmonike te pakrahasueshme te vepres violinistike te Soshose, i cili nderroi jete aksidentalisht ne moshen 40-vjecare. Dy veprat e Moris Ravelit "Sonate per violine dhe piano" si dhe "Cigane" percollen gershetimin e melodise tradicionale me teknikat e xhazit, qe autori Ravel, bashkekohes dhe shok klase me George Gershein, ka shkruar me aq mjeshteri. Tedi Papavrami mbertheu degjuesit me klasin e tij, duke "korrur" pas cdo pjese duartrokitjet e merituara. Koncerti i tij ne amfiteatrin antik u mbyll me pjesen "Habanera" te Sarazates, interpretuar jashte programit te parashikuar.

Edhe shume emra te njohur

Nje koncert mjaft terheqes ishte ai i fundjaves, qe kishte sjelle ne Durres dhe emra te tjere te njohur te jetes artistike shqiptare. Prej tyre, Inva Mula, Timo Flloko, Suzana Turku, Zhani Ciko, Vera Grabocka, etj. Ndersa nuk munguan dhe politikanet Gazmend Oketa, Genc Juka, Klodjan Pajuni, etj. Skena e ngritur mbi arenen ende te pazbuluar dhe shkallaret e amfiteatrit ne sfondin gjysme te ndricuar e bene mjaft intime platene prej 300 vendesh, te mbushur plot e perplot me artdashes te pasionuar.

"I dashuruar" me Paganinin

"I dashuruar" sidomos pas Paganinit, Papavrami ka interpretuar me virtuozitet nga Prokofiev, Brahms, Bach. Papavrami eshte fitues i disa konkurseve te rendesishme ne France, ku ka interpretuar ne vende te ndryshme te Evropes, ne Turqi, Izrael, Afriken e Jugut, shoqeruar nga orkestrat me te medha te ketyre vendeve. Tedi Papavrami ka mbaruar studimet e larta ne Paris (France), prane "Conservatoire National Superieur de Musique".

Kur kthehej Tedi Papavrami

Koncerti ne Durres i violinistit Tedi Papavrami, i larguar nga Shqiperia ne moshen 12 vjecare, ishte nje bashkepunim i bashkise se qytetit bregdetar. Papavrami erdhi per here te pare ne Shqiperi ne vitin 1993, si nje muzikant i njohur ne qarqet e muzikes pariziene, por edhe me nje CV koncertore per zili ne bote. Ai u shpreh ne ate kohe per shtypin se, nga Shqiperia ruante kujtime te mjegullta, kujtimet e nje femijerie me studime kembengulese, por edhe te lumtur, sidomos gjate pushimeve te veres kur shkonte ne nje fshat te Himares, e sidomos shetitjet e gjata me motociklete me babane e tij.

Vizitat e tij do te shpeshtoheshin pas ketij viti ne Shqiperi. Ai ka marre pjese ne spektakle te medha si "Dua me shume Shqiperine", nje serial spektaklesh, ku dyshja e njohur Grabocka & Gjebrea do te sillte ne skenen shqiptare emrat e shqiptareve me fame ne bote, si dhe nje seriali koncertesh dhe ne qytete te tjera te Shqiperise.

Djali i Robert Papavramit, nje violinist virtuoz, nje nder pedagoget me te mire te violines ne Shqiperi, me prejardhje nga nje familje aristokrate, pak a shume kunder rrymes se regjimit komunist, tek ai qe i vogel do te kultivohej nje kulture ndryshe nga c'ofronte kuadratizmi i regjimit komunist.


Publikuar: 07.07.2008 05:25:01
Lexuar: 61 herė
Fjalėt kyēe: Rrefej, historine, sonates, Krojcerit,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Tė moshuarit interpretojnė muzikė nė Hendersonvill Tė moshuarit interpretojnė muzikė nė Hendersonvill
Festa e muzikės arrin edhe nė Prishtinė Festa e muzikės arrin edhe nė Prishtinė
Manifestimi pėr 100 vjetorin e Kongresit tė Manastirit Manifestimi pėr 100 vjetorin e Kongresit tė Manastirit
“Ohrid fest” shėnon 15 vjetorin “Ohrid fest” shėnon 15 vjetorin
Afganistani nė DokuPhoto Afganistani nė DokuPhoto
Biblioteka ekspozon thesaret e gjuhės Biblioteka ekspozon thesaret e gjuhės
"Portokalli", mbyll sezonin
Artistėt nė Romė midis dy luftėrave Artistėt nė Romė midis dy luftėrave
Tedi Papavrami ēel sezonin nė Stamboll Tedi Papavrami ēel sezonin nė Stamboll
Njė hero me shembullin e Enver Hoxhės Njė hero me shembullin e Enver Hoxhės
Google Yahoo MSN