Pėrse kjo ngjyrė na pėlqen shumė? Perfekte pėr ēdo rast dhe aleat i ēmuar pėr tė fshehur ndonjė kile tė tepėrt. Por jo vetėm. Ja pėrse zgjedhim kėtė ngjyrė.
Cila nga ne nuk ka në dollap të paktën një fund, një palë pantallona ose një veshje tjetër me ngjyrë të zezë? E përkryer për një mbrëmje të veçantë, por edhe një zgjidhje për çdo situatë.
Historia e ngjyrës së zezë kalon përmes modës, traditës dhe prirjes. Ekziston edhe një kulturë që ka si fill drejtues ngjyrën e zezë: mjafton të mendosh për shembull Baudelaire, veshjet minimaliste të rrymës dark.

fashion
Por përse na pëlqen shumë të vishemi me të zeza? Nga palestra në zyrë, e zeza duket tashmë të ketë marrë forcë në të gjitha situatat. Në të gjitha koleksionet e të gjithë stilistëve dhe në çdo stinë nuk mungon kurrë: është fustani tërheqës, fustani më i sofistikuar i mbrëmjes, tutat ose atletet e gjimnastikës.

moda
Të veshura me fustane me ngjyrë të zezë ndihemi shpesh rehat: na jep atë element finese dhe na bën më elegante, duke na ndihmuar të fshehim atë që nuk shkon në trupin tonë, na bën të ndihemi të përkryera në çdo situatë pa u dukur kurrë vulgare ose jashtë mode. Pastaj ka nga ato që e zgjedhin të zezën për prakticitet, sepse kështu shmangin të gabojnë në kombinimin e ngjyrave.
Në të vërtetë "black total" fsheh një mënyrë të qeni, shfaq anë të karakterit, gjendje shpirtërore ose emocione. Sepse çdo njeri ka ngjyrën e tij të preferuar në bazë të karakterit, mentalitetit dhe eksperiencave.
Duke parë me kujdes të gjitha ngjyrat, e zeza është ajo që të pëlqen më shumë, përtej tendencës së modës dhe shijes në të veshur, në bazë të teorive që bazohen në studimin ngjyrave dhe ndikimin e tyre në personalitet, mund të jesh një person që kërkon të mbrohet nga mjedisi rrethues dhe e përdor këtë ngjyrë për të ruajtur rezervimin.

moda
Por në të kundërt, e zeza mund të tregojë moskonformizëm, instinkt pasional dhe sigurisht sensualitet. Kush zgjedh ngjyrën e zezë ka një pozicion preciz, manifeston nevojë për t'u fshehur në vete dhe është një antikonformiste e vendosur, por në të njëjtën kohë dëshira për evoluim dhe pavarësi.
Por në qoftë se ti të zezën nuk e do, madje deri në refuzim, kjo mund të tregonte frikë nga dhembja dhe vuajtja, dhe dëshirën për të ikur para anëve të errëta.
Në se ti nuk je një grua "total black", por je e mendimit se diçka e zezë në veshje nuk është e tepërt, kujtohu për atë që thoshte me aq dëshirë "Coco Chanel", promotore e të zezës: "Të bësh Sherazaden është e lehtë, të veshësh një tub të zi, e vështirë".