E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > Pėr njė jetė tė lumtur nė ēift ...
Pėr njė jetė tė lumtur nė ēift ...
Pėr njė jetė tė lumtur nė ēift ...
E reja, pėrgatiti darkėn dhe shtroi tavolinėn ashtu siē i pėlqente tė shoqit. Pasi u rregullua, e emocionuar po priste bashkėshortin e saj, kur ra edhe dera. Burri, ashtu i nxituar dhe i lodhur u fut me hov brenda duke thėnė “kam shumė tė ftohtė dhe jam shumė i uritur. Ėshtė gati darka apo jo?”.

Gruaja, pa të shoqin me duar bosh. Ai muk kishte asnjë as buqetë lulesh e as një gonxhe të vetme. Ashtu e zhgënjyer pa të shoqin në sy. I foli dhe me një gjysëm zë i tha: “Mirëseerdhe zemër. Dukesh që ke të ftohtë. Urdhëro brenda”. “Me të vërtetë që është shumë ftohtë jashtë, por brenda qënka shumë mirë” i tha ai.

- Darka është gati, mund të ulemi, menjëherë, - i tha gruaja.
- oooo, po këto ç’janë. Të gjithë gjellët e mia të preferuara. Mos do të na vijë ndonjë mysafir? – e pyeti burri i habitur.

- Jo zemër, i kam përgatitur vetëm për ty, - iu përgjigj ashtu disi e heshtur gruaja.
- Po pse je lodhur kaq shumë? – e pyeti burri.
- S’e di..., tha gruaja me të njëjtin ton zëri.
- Offf, si harrova unë, sot është përvjetori jonë i martesës. Prit pak, sa të shkoj deri në dyqanin e lulëve e të të sjell një buqetë trendafilash, - tha burri disi i dëshpëruar.
- Jo, jo. Mos dil në këtë të ftohtë e të ftohesh për mua,- tha gruaja që nga brenda ziente nga mërzia.

lumturia
lumturia


Gratë, vlerësojnë shumë atë që është e veçantë për ta. Por, burrat gjithmonë i harrojnë këto gjëra. Me të drejtë, edhe gratë mërziten nga situata të tilla. Kjo gjendje e tyre, vjen si pasojë e mendimit të skalitur në kokën e gruas se burrat nuk i vlerësojnë ato siç duhet.

Po te vëresh me kujdes, nuk është se s’kanë të drejtë. Është bukur të të jesh e veçantë dhe të kujtohesh ne ditë të caktuara!

Ndërkaq, burrat, në të shumtën e rasteve harresat e tyre i lidhin me lodhjen dhe punën e ngarkuar të ditës.

Sikur të mos e harrojë atë ditë, burri do t’i rikujtonte gruas së tij qofte edhe me një lule që ajo është shumë e rëndësishme për të, që që nga dita që e ka njohur e deri në atë moment, ai ndihet i lumtur me pranine e saj ...

Ka edhe nga ata burra që raste e ditë të tilla, i vleresojnë si të pavlera dhe imitime, apo pse jo edhe ironi. “Ajo e di që unë e dua. Ajo e di që është gjëja më me vlerë që kam, pse duhet t’ia rikujtoj përsëri?”-mendojnë ata. Apo pse jo ka edhe nga ata që nuk parapëlqejnë të shprehin ndjenjat e tyre.

E rëndësishme në harmoninë e një çifti është që ndjenjat e fshehura në zemër, të thuhen. Ato nuk mund të fshihen pas perdeve të fshehta. Nuk duhet të jetë shumë e vështirë një buqetë lule, një fjalë e bukur apo një shprehje ndjenje që i tregon sërish shoqes së jetës se je dhe se do të jesh me të përgjithmonë.../GazetaStart/



Publikuar: 07.07.2008 05:39:17
Lexuar: 108 herė
Fjalėt kyēe: Jetė, lumturė, ēiftė,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Si t'i dėgjojmė fėmijėt tanė kur flasin? Si t'i dėgjojmė fėmijėt tanė kur flasin?
Besnikėria bashkėshortore, njė “monedhė” e rrallė Besnikėria bashkėshortore, njė “monedhė” e rrallė
Ēka duhet tė dini gjatė shtatzėnisė? Ēka duhet tė dini gjatė shtatzėnisė?
Grupi i gjakut zbulon karakterin Grupi i gjakut zbulon karakterin
Njerėzit e shoqėrueshėm shėndoshen,tė brengosurit dobėsohen Njerėzit e shoqėrueshėm shėndoshen,tė brengosurit dobėsohen
Sa shpesh ndryshojmė mendim?! Sa shpesh ndryshojmė mendim?!
Lamtumirė fjalė tė kota Lamtumirė fjalė tė kota
Nėna, babai, foshnja Nėna, babai, foshnja
Kėshilla; marrėdhėniet nuse-vjehrrė Kėshilla; marrėdhėniet nuse-vjehrrė
Demenca frika mė e madhe Demenca frika mė e madhe
Google Yahoo MSN