Parlamenti shqiptar ka ngritur njė komision tjetėr i cili, brenda korrikut, do tė bėjė propozimet e nevojshme pėr ndryshimet nė Kodin Zgjedhor. Mė parė Shqipėria ishte e ndarė nė 100 zona zgjedhore njėemėrore, ku votohej nė mazhoritar, ndėrsa 40 mandate shtesė ndaheshin sipas proporcionalit tė marrė nga secila parti.
Zgjedhësi kishte dy vota, një për kandidatin e zonës së tij dhe një për partinë. Sistemi i aplikuar krijonte shumë hapësira për devijime të vullnetit politik të zgjedhësve, për pazare, kulmi i të cilave arriti në zgjedhjet e vitit 2005 me aplikimin e skemës së Megadushkut, produkti kryesor qeverisës i së cilës është Gërdeci.
Ajo që dihet deri tani, lidhur me reformën e thellë zgjedhore, pas ndryshimeve kushtetuese, është se Shqipëria do të ketë një sistem proporcional rajonal, duke qenë e ndarë në 12 rajone elektorale të cilat përputhen me ndarjen ekzistuese administrative, sipas qarqeve. Gjërat më të rëndësishme për të cilat pritet të vendoset në vijim janë: përcaktimi i numrit të deputetëve për secilin rajon; mënyra e krijimit të komisioneve zgjedhore; dhe formula e llogaritjes së vendeve në parlament. Elementet e tjera, që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore, partitë, mediat, reklamat etj., do të jenë, pak a shumë, po ato që kanë qenë dhe më parë.
Numri i deputetëve në rajonet përkatëse është shumë i rëndësishëm pasi në varësi të tij është edhe pragu i futjes në parlament. Me sa është bërë e ditur deri tani, për ndarjen e numrit të deputetëve, do të merret parasysh numri i përgjithshëm i zgjedhësve të regjistruar. Ky numër pjesëtohet me 140 (aq sa është numri i deputetëve gjithsej) dhe jep mesataren e zgjedhësve që do ti takonte çdo deputeti. Për të llogaritur numrin e deputetëve në çdo rajon elektoral, pjesëtohet numri i zgjedhësve përkatës i rajonit me mesataren që do ti takonte çdo deputeti. Për vendet që mbeten pa plotësuar, merret parasysh shifra pas presjes dhjetore. P.sh. numri i zgjedhësve në vendoret e vitit 2007 ishte rreth 2 milionë e 700 mijë (llogaritje nuk ka rëndësi natyra e zgjedhjeve). Pjesëtuar me 140 i bie që një deputeti ti takojnë mesatarisht 19280 zgjedhës. Rajonit tëShkodrës, që kishte 223 370 zgjedhës, do ti takonin 11.58 deputetë, rajonit të Kukësit, me 65 963, zgjedhës 3.42 deputetë, rajonit të Dibrës, me 115 604 zgjedhës, 6 deputetë, rajonit të Lezhës, me 141 414, zgjedhës 7.33 deputetë etj.
Por Shqipëria ka një specifikë të veçantë. Rreth 30 % e zgjedhësve shqiptarë (pra rreth 900 mijë) janë emigrantë dhe praktikisht nuk votojnë. Megjithatë ata vazhdojnë të mbeten në listat e votuesve duke ulur që në start pjesëmarrjen në zgjedhje. Përqindja e emigrimit, në rajonet e ndryshme zgjedhore, është me diferenca të dukshme. Por nuk është vetëm kjo. Shkalla e abstenimit në rajone të ndryshme ka luhatje të mëdha. Në një zonë elektorale mund të këtë satë duash zgjedhës, por që nuk votojnë, nuk marrin pjesë në ndërtimin e parlamentit.
Po ti referohemi pjesëmarrjes në votime, në zgjedhjet e fundit vendore, situata është tjetër. Në qarkun e Shkodrës kanë marrë pjesë në votim 100 203 zgjedhës ose 44.8%, në qarkun e Kukësit 43 286 zgjedhës ose 65.6 %, në qarkun e Dibrës 70 239 zgjedhës 60.7 % dhe në qarkun e Lezhës 64 813 zgjedhës ose 45.8%. Llogaritur sipas pjesëmarrjes në votime, e cila shpreh situatën faktike në terren dhe është më afër realitetit shqiptar, i bie që numri i deputetëve në rajonet përkatëse të jetë ndryshe. Në zgjedhjet e fundit morën pjesë në votim 1 318 642 zgjedhës. Po të ndjekim logjikën e llogaritjes së numrit të deputetëve për çdo njësi elektorale rajonale, sipas pjesëmarrjes në votim, në rastin e katër qarqeve të veriut, do të rezultonte se mesatarisht një deputeti do tipërgjigjej numri 9419 pjesëmarrës në votim. Në këtë rast qarku i Shkodrës do të duhej të kishte, 10.63 deputetë, qarku i Kukësit 4.59 deputetë, qarku i Dibrës 7.45 deputetë, qarku i Lezhës 6.88 deputetë. Siç shikohet, nëse do të merrej parasysh pjesëmarrja në votim, qarku i Dibrës do të kishte një deputet më shumë se ai i Lezhës, edhe pse ka shumë më pak zgjedhës të regjistruar.
Tjetër panoramë do të kishim nëse do të pranohej vota e emigrantëve. Procedurialisht sistemi rajonal nuk e favorizon votimin e emigrantëve, pasi është një skemë e komplikuar dhe e vështirë për tu realizuar. Por një gjë do të duhej të zgjidhej. Nëse do të merrej parasysh edhe vota e emigrantëve do të duhej që në Shqipëri të bëhej edhe regjistrimi fizik për të shmangur manipulimet e mundshme.
Vlerësuar nga të dhënat që paraqita, përcaktimi i numrit të deputetëve, bazuar në pjesëmarrjen në votim, në legjislaturën paraardhëse, do të ishte më e saktë sesa ndarja thjeshtë sipas numrit të votuesve të regjistruar. Por ekziston edhe një e mesme që do të kënaqte interesat e të gjithëve. Llogaritja e numrit të deputetëve mund të bëhet duke pasur parasysh mesataren e numrit të zgjedhësve të regjistruar dhe numrit të votuesve. Kjo mënyrë do të kishte të paktën dy efekte të rëndësishme: së pari, do ti përgjigjej më mirë realitetit dhe; së dyti, do të nxiste pjesëmarrjen në votim, në kushtet kur numri i deputetëve mbetet i lëvizshëm në varësi, më së shumti, nga numri i zgjedhësve që marrin pjesë në votim. Brenda kësaj problematike meriton vëmendje fakti nëse do i qëndrohet rigorozisht sistemit spanjoll apo jo. Sipas këtij modeli, që në fillim çdo njësie zgjedhore i jepen dy deputetë, e pastaj llogaritë bëhen bazuar në numrin e zgjedhësve (në rastin tonë llogaritë do bëheshin pastaj me një nga mënyrat që përmendëm më sipër).
Problemi i dytë që ka të bëjë me mënyrën e krijimit të komisioneve zgjedhore është më i thjeshtë për tu zgjidhur. Nëse palët do të kenë vullnet politik, numri i anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit duhet të jetë 3-5 vetë (imagjinoni që ky numër sot është 13 vetë!) dhe anëtarët duhet të jenë njerëz civilë, d.m.th jo përfaqësues të partive siç janë sot. Ndërsa problemi i tretë, i formulës për llogaritjen e vendeve në parlament është evident. Duhet zgjedhur mes metodës DHont, që favorizon partitë e mëdha, formulë që e kanë shumica e vendeve evropiane me sisteme zgjedhore proporcionale dhe metodës Sainte-Laguë, që favorizon edhe partitë e vogla, të cilën e kanë disa vende nordike si Norvegjia, Suedia dhe Danimarka.
Nga BASHKIM MUÇA/shekulli