Diva e muzikės, Madonna, ka mohuar se ajo e ka tradhtuar burrin e saj, Guy Ritchie, me yllin e bejsbollit, Alex Rodriguez.
Së fundmi është përfolur se pop këngëtarja është e përfshirë në një romancë me yllin e ekipit New York Yankees. Mirëpo, në një deklaratë për media, këngëtarja e ka mohuar një gjë të tillë.
Unë dhe burri im nuk kemi planifikuar të divorcohemi. E njoh Alex Rodriguez përmes Guy Oseary, i cili na menaxhon të dyve. Nuk jam e përfshirë në romancë në asnjë mënyrë me Alex Rodriguez, ka thënë këngëtarja./telegrafi/