Trajneri brazilian, Dunga, e ka emėrtuar ekipin e tij qė do tė jetė pjesė e Lojėrave Olimpike, duke i pėrfshirė nė listėn finale edhe yllin e Barcelonės, Ronaldinhon, si dhe atė tė Real Madridit, Robinhon.
Në listën e Dungas pritej të jetë edhe mbrojtësi i Romës, Juan, por klubi italian vendosi të mos e lejojë lojtarin për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike.
Edhe pse Werder Bremen dhe Schalke 04 publikisht kishin thënë se nuk do ti lejojnë yjet si Diego dhe Rafinha, dyshja janë pjesë e planeve të Dungas.
Brazili bën pjesë në Grupin C, ndërsa debutimin do ta ketë më 7 gusht kundër Belgjikës, dhe pastaj kundër Zelandës së Re dhe nikoqirit të kampionatit, Kinës.
Ekipi:
Portierë: Diego Alves (Almeria), Renan (Internacional);
Mbrojtës: Breno (Bayern Munich), Alex Silva (Sao Paulo), Thiago Silva (Fluminense), Rafinha (Schalke 04), Ilsinho (Shakhtar Donetsk), Marcelo (Real Madrid);
Mesfushorë: Anderson (Manchester United), Lucas (Liverpool), Ronaldinho (Barcelona), Diego (Werder Bremen), Hernanes (Sao Paulo), Thiago Neves (Fluminense);
Sulmues: Alexandre Pato (AC Milan), Jo (Manchester City), Rafael Sobis (Real Betis), Robinho (Real Madrid).