Piktori Ali Oseku vijon te suprizoje me ritmin e tij jo vetem te ngjyrave por edhe thelbin e qenies se tij te perkthyer ne pikture.
Ekspozita ne titullin Ritem i pandalshem e ka sjelle piktorin Oseku prane publikut ne galerine Zeta.
I shenjuar nga nje histori personale krejt e rralle per nje piktor si burgimi i gjate, krijimtaria e Osekut eshte teresisht origjinale. Ne 17 telajot e pergjedhura per ekspoziten Ritem i pandalshem jo vetme ngjyrat por edhe rete apo mjegulla karakteristike per pikturen e tij flasin me nje gjuhe te tijen.
Ashtu sic e cileson edhe kuratori i kesaj ekspozite Edi Hila, piktura e Osekut nuk shquhet per figuracione. Ne afrohemi prane punes se tij dhe na duket se eshte pikturuar nje mal me tej perftojme imazhin e nje krateri, ne nje tjeter shikojme dicka qe ndricon e mendojme se mund te jete nje diell.
Sipas Hiles vuajtja eshte e verteta e artit te tij pas ndricimeve te impresionizmit dhe peisazheve te frymezuar nga endrrat. Edhe pse ndeshkimi eshte lene pas, piktura e Osekut reflekton rebelim kunder klisheve pasi ai ka ditur te krijoje dimensionin e tij personal estetik.
Mira Tuci/ alsat