E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Qeveria dorėzon 588 projekte te donatorėt
Qeveria dorėzon 588 projekte te donatorėt
Qeveria dorėzon 588 projekte te donatorėt
Numri i projekteve qė do tė paraqiten ėshtė shkurtuar ndjeshėm, pasi mjaft prej tyre qė janė dėrguar nga komunat nuk kanė pasur vlerė apo kanė qenė projekte megalomane, si ai pėr financimin e Teatrit tė Operės dhe Baletit, ndėrtimi i metrove nėpėr komuna tė ndryshme etj.

Qeveria e Kosovës do të paraqesë 588 projekte tek donatorët ndërkombëtarë, të premten në Bruksel, dhe ka mjaft shpresa se këto projekte do të gjejnë financim.

Ky numër i projekteve është i reduktuar, pasi organizatat buxhetore dhe komunat e ndryshme nga e gjithë Kosova kanë dorëzuar në qeveri me qëllim prezantimin para donatorëve një numër ekstra të madh të projekteve, gjithsejtë 3883.

Për financimin e këtyre projektet qeveria e Kosovës gjatë 4 viteve të ardhshme shpreson të marrë një ndihmë prej 1.4 miliard eurove.

“Shifra e kërkuar është minimumi që na nevojitet për të ecë përpara, por kemi dashur jemi realistë dhe besoi që do kthehemi me këtë shifër. Megjithëse kjo shifër nuk do ti tejkaloi të gjitha problemet, do na ndihmoi që të dalim nga kjo situatë”, tha në një konferencë për media lidhur me këtë rast ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.

Sipas tij, ”Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, e cila njëherësh është edhe dokumenti bazë për donatorët dhe ofron qartazi prioritetet e qeverisë.

Ndërsa si inkurajim se “do ti marrin këto mjete nga konferenca e donatorëve” ministri Shala përmendi shpenzimet kapitale që ka bërë qeveria deri në muajin qershor që kapin shumën mbi 215 milionë euro dhe shmangien e suficitit buxhetor.

“Argumenti bazë ka qenë se qeveria i ka marrë hapat e nevojshëm për të tejkaluar sfidat rreth ekzekutimit të buxhetit. Edhe pse buxheti gjatë këtij viti është aprovuar me dy muaj vonesë i njëjti ka tejkaluar gati 100 për qind investimet kapitale krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndrysa shpenzimet operative janë zvogëluar për 47 për qind. Besojmë se suficiti deri në fund të vitit do të jetë në minimum, gjë që ka qenë shqetësimi kryesor për donatorët”, theksoi Shala.

Ai gjithashtu u shpreh optimist se të gjitha projektet do të cilat do financohen në Konferencën e Donatorëve do udhëhiqen nga qeveria e Kosovës.

Në konferencën e donatorëve që udhëhiqet nga Komisioni Evropian, janë thirrur vetëm vendet që kanë shprehur gatishmërinë dhe janë zotuar se janë të interesuara që të ndihmojnë me shumat e konsiderueshme.

Janë ftuar shtetet e BE-së, Banka Botërore, Banka Evropiane për Investime, Banka Evropiane për Zhvillim, Banka Islamike për Zhvillim, Japonia, Kanada, Turqia dhe shtetet tjera të konferencës islamike.

Sektorët dhe fushat me prioritet të qeverisë së Kosovës, të cilat do shpalosen në Konferencën e donatorëve janë ndarë në katër shtylla. Shtylla e parë është rritja ekonomike që përfshinë infrastrukturën, arsimin, bujqësinë, sektorin financiar dhe politikat fiskale.

Në Shtyllën e dytë qeveria ka paraparë implementimin e statusit që përfshinë decentralizimin, fushën e sigurisë, formimin e institucioneve të reja dhe minoritete, ndërsa shtylla e tretë është ajo e qeverisjes së mirë e cila përfshinë, reformat në administratën publike, menaxhimin e financave publik, luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e ekzekutimit të shpenzimeve kapitale.

Në shtyllën e katër dhe të fundit që ka të bëjë me politikat sociale janë përfshirë pensionet dhe transferet tjera dhe sektori i shëndetësisë. /Telegrafi/



Publikuar: 08.07.2008 02:20:31
Lexuar: 46 herė
Fjalėt kyēe: Qeveria, dorėzon, projekte, donatorė,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Biznes me bilardo Biznes me bilardo
15 milionė euro ndihmė e BE-sė pėr Afrikėn Lindore 15 milionė euro ndihmė e BE-sė pėr Afrikėn Lindore
"Dojēe Telekom" brenda dy javėsh do tė blejė aksione nga OTE
Arabia Saudite do shtojė prodhimin e naftės Arabia Saudite do shtojė prodhimin e naftės
Kompania bullgare '2 Be' zyrtarisht startoi punėn nė Maqedoni Kompania bullgare '2 Be' zyrtarisht startoi punėn nė Maqedoni
Serbet, 500 milionė euro borxhe ndaj ESS-sė Serbet, 500 milionė euro borxhe ndaj ESS-sė
Ēmimi i naftės sot nė mėngjes shėnoi rėnie rekorde Ēmimi i naftės sot nė mėngjes shėnoi rėnie rekorde
Ekonomia e SHBA-ve tashmė ėshtė nė recesion Ekonomia e SHBA-ve tashmė ėshtė nė recesion
Shkupi nė tė ardhmen do tė ketė tramvaj Shkupi nė tė ardhmen do tė ketė tramvaj
Japonia ul normat e interesit bankar Japonia ul normat e interesit bankar
Google Yahoo MSN