Numri 10 mė i pėlqyer nė kryeqytetin italian, Francesco Totti, ėshtė duke vazhduar tė punojė nė rikuperimin e tij, ndėrsa sot u ėshtė bashkėngjitur bashkėlojtarėve tė tij nė stėrvitje.
Asi i Giallorosëve sot është kthyer në fushën stërvitore të skuadrës, në Trigoria. Kapiteni është duke e vazhduar procesin e rehabilitimit pas ndërhyrjes kirurgjike në gjurin e djathtë në prill të këtij viti.
Brenda disa ditësh, Tottin do ta vizitojë kirurgu i tij, Pierpaolo Mariani, i cili do ta caktojë shkallën e rikuperimit.
Që në javën e ardhshme Grande do të fillojë rritjen graduale të ngarkesës në stërvitje me qëllim që ti forcojë muskujt dhe të testojë reagimin e nyjave të tij.