Sipas agjentit tė yllit tė Lazios, raportet pėr transferimin e Valon Behramit te West Ham janė thjeshtė spekulime tė mediave.
Sipas News of the World, West Ham ka përgatitur një ofertë prej 9 milionë funtesh për blerjen e 22-vjeçarit me prejardhje kosovare, mirëpo agjenti i tij, Alessandro Beltrami,e ka mohuar këtë duke thënë se më i mundshëm është transferimi i mesfushorit te Bayern Munich.
Fjalët të cilat e lidhin Valonin me West Hamin nuk kanë asgjë të vërtetë. Ai është i vendosur të luajë në Bundesligë, kështu që Anglia nuk është prioritet i tij.
Valoni do të kthehet nga pushimi këtë javë dhe pastaj do të vendosë se çfarë do të bëjë. Kemi marrë oferta nga Gjermania, Spanja dhe Anglia, mirëpo deri më tani nuk kemi caktuar asnjë takim, ka thënë Beltrami për Setantasports.com.
Përveç Bayernit dhe West Hamit, për shërbimet e shqiptarit me pasaportë zvicerane janë të interesuara edhe skuadrat e Fiorentinës, Milanit, Liverpoolit, Valencisë, Sevillës, Portsmouthit, Manchester Cityt dhe Palermos.