Sulmuesi spanjoll Daniel Guiza, i ėshtė bashkuar ish-trajnerit tė kombėtares sė Spanjės, Luis Aragones nė radhėt e Fenerbahces, pasi qė klubi turk pranoi tė paguajė edhe tatimin e vlerės sė transferimit.
Fenerbahce ishte pajtuar të paguajë dëmshpërblimin prej 15 milionë euro, por problem paraqiste tatimi në vlerë prej 2.4 milionë eurosh.
Lojtari gjatë kohës së Euro 2008 arriti marrëveshje për kushtet personale, megjithatë nuk arriti ta kompletojë transferimin e tij, për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy klubeve.
Aragones që në ditët e para pasi që mori drejtimin e klubit turk, kërkoi që të bëhet gjithçka për tu angazhuar Guiza, dhe klubi u pajtua ta paguajë edhe tatimin, me të cilin transferimi mund të realizohet.
Guiza, duhet ti bashkohet ekipit të ri, në përgatitjet për Austri dhe pritet që shumë shpejt të prezantohet edhe zyrtarisht si pjesë e këtij klubi.
27-vjeçari Guiza ishte golashënuesi më i mirë në La Liga, dhe shënoi 27 gola në sezonin e kaluar për Mallorkan, ku kaloi nga Getafe në qershor të vitit 2007.