E zezė, e bardhė. Mė mirė tė dyja
Kombinimi mė klasik, e zeza dhe e bardha. Mund tė vishen tė ndara. Por stilistėt thonė se ėshtė mė mirė tė shkrira nė njė.
Kush tha se në dimër duhen vetëm ngjyrat e errëta? Sigurisht, e zeza kryeson. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund të vishesh edhe me ngjyrat e çelëta. Madje edhe me të bardha. E gjitha me të bardha. Kështu thonë stilistët. Në një mbrëmje mund të zgjedhësh mes të dyjave, por ne po ju japim një rrugë më të shkurtër. Që të shijoni edhe elegancën e të zezës edhe naivitetin e së bardhës, ndërthurini të dyja. Siç bën Valentino, apo Michael Kors apo Oscar de la Renta.

fashion
Si kombinoheni?
Si fillim mos harroni getat e zeza edhe nëse veshja është e gjitha e bardhë. Çantat këtë stinë janë me shkëlqim, këpucët gjithashtu. Mos harroni aksesorët sa më rrëzëllitës. Dhe jeni gati...