TIRANE - Se jashtmi nuk ka ndryshuar asgje! Ballina e Piramides, sic e njohin te gjithe, apo Qendra Nderkombetare e Kultures ne emertimin zyrtar, eshte po ajo. Ne brendi shumecka nuk eshte njesoj sic ka qene muaj me pare.
Mure te shembura, hapesira te reja te krijuara, por edhe shume rremuje, per ti dhene te tjera funksione hapesirave jo te vogla te ketij institucioni kulturor, qe eshte shfrytezuar per gjithfare aktivitetesh. Marsi i ketij viti shenoi edhe fillimin e punimeve per ti dhene nje tjeter fytyre te Piramides. Por a do te mbaroje ne afatin e shpallur, per 16 muaj nga dita e nisjes se punimeve, rikonstruksioni i shumeperfolur qe i kushton me se 700 milione leke te rinj shtetit shqiptar?! Duket se per Kristi Andonin, i ngarkuar i MTKRS-se, per te ndjekur nga afer mbarevajtjen e punimeve te rikonstruksionit, nuk ka asnje dyshim per kete. Se kemi aspak te thjeshte, tregon Andoni, pasi ne mjediset e QNK-se vijojne te jene kompanite e medha, qe kane pasur kontrata afatgjata me shtetin, por teknikisht nuk ka asnje risk qe punimet te mos perfundojne ne afatin e shpallur pak muaj me pare. Teatri Dramatik, qe do te ndertohet ne brendi te kesaj kupole, qe synon te shnderrohet ne nje qender te madhe arti, eshte nje prej pritshmerive te medha, e qe ka terhequr jo pak vemendje. Sfera e madhe e Teatrit Dramatik, qe do te jete ne formen e arenes, tanime nuk eshte thjesht ne projekt. Andoni tregon se, ai eshte prodhuar tanime jashte Shqiperise dhe eshte duke u transportuar per ketu. Edhe fasada e madhe e xhamit per pjesen e jashtme te qendres eshte ndertuar, thjesht pritet te vije. Duket se keto jane edhe dy prej elementeve qe do te tjetersojne QNK-ne, per nga funksioni, por edhe nga imazhi.
Deri tani jane kryer nje pjese e mire e punimeve te brendshme nga firma Consorcium Orion, e cila u shpall fituese per zbatimin e ketij projekti, ne bashkepunim me dy kompani shqiptare. Megjithate, nese ecet me keto ritme, me gjase, sipas Kristi Andonit, ne afatin e percaktuar. Por, nese afati ka qene 16 muaj, tani kane mbetur vetem 11 muaj, pra me pak se nje vit, kur mund te pritet edhe shiriti i mbarimit te punimeve te qendres se madhe te artit te Tiranes
Teatri Kombetar Dramatik, salla ovale ka kapacitet 500 vende
Karakteristike kryesore e Teatrit Dramatik eshte degjimi i mire i fjales se folur. Salla do te jete ne formen e arenes, ovale me kapacitet 500 vende. Shikueshmeria eshte nje nga pikat me te forta te saj, pasi, sikunder theksohet edhe ne pershkrimin e projektit, te shohesh mire audiencen eshte thelbesore, keshtu qe edhe spektatoret te gjithe te shohin performancen artistike. Dhe jo vetem te shohin pa pengesa, apo pa kufizime shikimi, por edhe duhet te jene mjaftueshem afer artisteve, ne menyre qe te shijojne jo vetem zerin, por edhe gjestet, mimiken dhe te vleresojne artin skenik. Ndonese Tiranes nuk i mungojne sallat e shfaqjeve, kjo do te jete teper prestigjioze, cka i ka munguar deri me tani.
Qendra e Arteve Pamore, Kapaciteti ekspozues, rreth 70 tablo
Perpos Teatrit Dramatik, njesoj e rendesishme eshte edhe Qendra e Arteve Pamore. Ne projekt specifikohet se nuk duhet te shtrihet ne nje siperfaqe me te madhe se 900 m2 ne total, dhe te perfshije brenda nje zgjidhje elastike siperfaqe ekspozuese per 70 piktura dhe 20 skulptura. Ne varesi te kapacitetit ekspozues te perllogariten ambientet ndihmese, si zyra, depo, si dhe nje kafe-bar, biblioteke e hapur, videoteke, nje laborator mirembajtjeje dhe restaurimi. E para ne llojin e saj, kjo qender e madhe e artit ne Tirane, sipas parashikimeve, do te cele dyert pas nje viti, pasi vetem 11 muaj kane mbetur nga perfundimi i rikonstruksionit te QNK-se./koha jone