Njė zbulim arkeologjik i objekteve qė datojnė tė shekullit II e. s, ėshtė bėrė nė fund tė qershorit nė fshatin Brataj. Janė 4 kolona tė mėdha, tė punuara nga guri i vendit qė u gjetėn gjatė gėrmimit nė banesėn e 70-vjeēarit Zaim Seraj nga fshati Brataj.
Specialisti i drejtorisë rajonale të Monumenteve të Vlorës, Novruz Bajrami, pasi është njohurme zbulimin pohon se nisur nga prania e fragmenteve të qeramikës dhe lëndës arkeologjike, mendohet se bëhet fjalë për një tempull. 70-vjeçari Zaim Seraj, ka qenë duke zgjeruar oborrin e shtëpisë kur ka vënë re se gurët kanë qenë shumë më të mëdhenj se mendohej, madje të pazakontë. Ai ka kuptuar se nuk bëhej më fjalë për gurë, por për kolona mermeri.
Nesër mund të dalë diçka më e madhe, - thotë Bajrami, - pasi këto gjetje që kanë rezultuar nga gërmime sipërfaqësore, do të jenë pjesë e një ekspedite. Tre nga kolonat kanë formën e trungut të konit dhe tjetra është cilindrike. Ato janë të punuara nga guri i vendit. Vendi ndodhet pikërisht 300 m nga bregu i lumit midis fshatit Brataj dhe Lepenicë dhe 800 m në perëndim të rrënojave të kishës së Shën Gjergjit (Monument Kulture).
Pranë këtij vendi ndodhen dhe të tjerë me vlera monumentale siç është Kalaja e Ceries, ura e Bratajt, ura antike e Bogdanit, një nga më të vjetrat në vend, apo shpella e Lepenicës. Objekt tjetër që është zbuluar tani janë edhe rrënojat e Gurit të Kishës.
Zona e lumit të Vlorës është e pasur me shtresa arkeologjike. Specialistët pohojnë se monumentet e kulturës që gjenden me një shtrirje kaq të gjerë në këto zona, flasin për një kulturë të pasur të Amantëve, që kishin si kryeqendër qytetin e Amantias në Ploçën e sotme. Në fshatin Velçë, vetëm pak km larg fshatit Brataj ndodhet vendbanimi prehistorik i Velçës. Po në këtë fshat, në Shpellën e Skotës, gjenden gjurmë të hershme të jetës së kësaj zone, si një vendbanim prehistorik që i takon periudhës neolitike. Këtu janë gjetur gjurmët e një vatre zjarri, çekan guri, vegla stralli si dhe fragmente enësh të punuara me baltë. Po në afërsi të kësaj shpelle ndodhet shkrimi prehistorik në fshatin Lepenicë/ shekulli