Shkencėtarėt kanė gjetur njė tjetėr arsye pėr tė luftuar mbipeshėn trupore. Gjatė eksperimenteve me minj nė laborator, ata vunė re se mbipesha e tepruar pakėson aftėsinė e organizmit pėr tė pėrballuar infeksionet.
Për të luftuar infeksionin, duket se nevojitet rënia nga pesha. Gjenetisti Salomon Amar pranë Universitetit të Bostonit e lidh mbipeshën trupore me dobësimin e aftësisë për t u mbrojtur nga infeksioni. Ai arriti në këtë përfundim duke ekzaminuar imunitetin e organizmit të minjëve mbipeshë.
Këtyre kafshëve që iu nënshtruan një diete me tepër yndyrë, kur u injektuan në gjak një mikroorganizëm, e patën të vështirë ta eleminonin mikrobin. Doktor Amari shqyrtoi, inflamacionin; skuqje, fryrje, ënjtje, të cilat përbëjnë përgjigjen e organizmit ndaj infeksionit. Në këtë rast u vu re një përgjigje jo e mjaftueshme për të luftuar infeksionin dhe inflamacioni zgjat më shumë.
Siç shkruan edhe në studimin e botuar në buletinin e Akademisë Amerikane të Shkencave, doktor Amari thotë se kohëzgjatja e skuqjes, plagës, apo enjtjes gjithashtu nuk është e mirë për trupin. Ai shton se tani po punohet për të kuptuar se çfarë e shkakton këtë reagim të ngadaltë të organizmit ndaj mikrobit.
Doktor Amari thotë se ka disa shenja që tregojnë se dietat e pasura me shumë yndyrna, duket se e bëjnë trupin më tolerues ndaj mikroorganizmave që shkaktojnë infeksione. Ai mendon, se ekzistojnë të dhëna që mekanizimi i organizmit që ndjen praninë e baktereve, është i njëjtë me mekanizmin që sinjalizon organizmin për praninë e dietës me shumë yndyrna. Synimi i ardhshëm i doktor Amarit është për të zbuluar nëse me rënien nga pesha, edhe sistemi imunitar i organizmit mund të kthehet në gjendjen normale.