Ndonėse me ēmimet e perimeve "pėr tokė", prodhuesit e domateve nė fshatin Gėrēec tė Komunės sė Sarajit janė duke hasur vėshtirėsi pėr tė gjetur treg.
Goditjen më të madhe atyre është duke ua bërë mos gjetja treg në vendet fqinje, si dhe mospërkrahja institucionale me subvencione të ndryshme.
Banorët e fshatit Gërçec të Komunës së Sarajit kanë futur nën sera më shumë se 40 hektarë tokë. Ata ndihen thellësisht të zhgënjyer me investimet që kanë bërë.
Rexhep Latifi nga Gërçeci i Shkupit ka mbjellë më shumë se 12 mijë rrënjë domate, të gjitha në serra, por ai ndihet i ofenduar që e punon tokën për shkak të çmimeve shumë të ulëta.
Ndërkohë, Gjoka Kojdovski, bujk si dhe ekonomist i diplomuar, thotë se shteti duhet të ndihmojë në këtë drejtim, të angazhojë ambasadorët e vet për të promovuar prodhimet tona, ngaqë nuk do i zhgënjej kualiteti që ne e ofrojmë.
Ky vitë është katastrofë, prodhimi është i shkëlqyeshëm, kualitet i cilësisë së parë, por eksporti zero. Tash gjithçka është gati për tu shitur, por blerës nuk ka! Po mendohemi se çfarë të bëjmë, ose ti hedhim e mos ti mbledhim ngaqë paguajmë force punëtorë e ky proces kushton. Për çdo ditë mund të mbledhim prej 10 deri më 15 tonë domate, por edhe këtë javë nëse nuk ndodh ndonjë trend pozitiv, ne do të fillojmë ti hedhim prodhimet, u ankua një bujk.
Burime tona nga Ministria e Bujqësisë thonë se Qeveria ka bërë atë që duhet, ka hapur disa qendra blerëse siç është Agrokori, vend ky ku bujqit mund ti shesin prodhimet e tyre, por këtu lind problemi, ata njëherësh dëshirojnë që prodhimet e tyre ti eksportojnë vet për shkak të përfitimit më të madh dhe nga këtu vijnë të gjitha telashet thonë nga ministria.
Çmimi i domateve gjatë gjithë kohës ka qenë nga 30 deri 35 denarë, ndërsa tani ka rënë në 7 denarë. "Deri sa të fillojë eksporti i prodhimeve jashtë vendit, vështirë se do të ketë ndonjë ditë të mirë për prodhuesit vendorë.