Pop kėngėtarja britanike, Lily Allen, ėshtė ribashkuar me ish-tė dashurin e saj, Ed Simons.
23-vjeçarja ishte ndarë me anëtarin e grupit, Chemical Brothers në fillim të vitit, vetëm disa javë pasi ajo kishte abortuar foshnjën e tyre.
Megjithatë, hitbërësja e këngës, Smile, dhe Simons kohëve të fundit janë parë shpesh së bashku nëpër darka, ndërsa ata janë paraqitur së bashku edhe në Festivalin Glastonbury.
Ed ka qenë aty kur Lily ka pasur nevojë për të dhe kjo i ka ribashkuar ata. Për këtë arsye ata kanë vendosur që ti japin edhe një mundësi njëri-tjetrit, ka thënë një burim.