E diel, 12.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Ramizi, peng i ushtarakėve tė lartė
Ramizi, peng i ushtarakėve tė lartė
Ramizi, peng i ushtarakėve tė lartė
Me sa mbaj mend, Ramiz Alia duhet tė ketė ardhur diku aty pas orės pesėmbėdhjetė tė 21 shkurtit. Sapo hyri nė sallėn ku s kishe nga tė lėvizje, me qindra oficerė brofėn si me sustė dhe nisėn tė duatrokisnin e tė thėrrisnin me njė zė: Parti e Punės, Parti e Punės! Enver Hoxha, Enver Hoxha, Enver Hoxha!...

Emrin e tij s e përmendi askush dhe thirrjet, duatrokitjet e brohoritjet vazhduan për gati dhjetë minuta, duke u dëgjuar jo vetëm në shëtitoren Dëshmorët e Kombit , por edhe në godinat e ministrive e në mjediset përreth, ku njerëzit thanë se plasi...
Ndërkohë që të gjithë ishin në këmbë, Ramiz Alia u ul qetësisht në karrige, nxorri një shami e nisi të fshinte ngadalë djersët, pa duatrokitur edhe ai, por edhe pa bërë asnjë përpjekje për ta ndalur atë sfidë të hapur. Kur njerëzit u qetësuan disi, ai e çeli takimin me këto fjalë krejt të zakonshme: Më lini njëherë të marr frymë, se ky i juaji është i gjashti nga takimet ku kam qenë sot. Edhe një makinë do të ishte lodhur nga i gjithë ky tension e jo më njeriu... Do të ishte e tepërt të përshkruhet gjithçka, që u bë e u tha në atë takim. Ramiz Alinë e pyetën se përse nuk ishte mbrojtur monumenti i Enver Hoxhës, përse nuk kishte dhënë urdhër për të qëlluar dhe ai, duke bërë një kundërpyetje, tha se kjo ishte një gjë që s mund të bëhej, pasi edhe ata që e rrëzuan monumentin, edhe ata që duhej ta mbronin, e dinin shumë mirë se kishte një ligj për mbrojtjen e tij. Ligji ishte shkelur, pra, nga të dyja anët dhe ai nuk mund të mbante përgjegjësi, dhe kjo do të thoshte se ai ligj nuk mund të funksiononte dhe të zbatohej, në kushtet dhe zhvillimet e reja. E pyetën se kur do të rivendosej përsëri monumenti dhe ai tha se kjo do të ndodhte kur t i vinte koha..., ndoshta pas një referendumi të gjerë popullor dhe gjithkush e kuptoi se kjo kohë do të ishte shumë e largët, në mos nuk do të vinte kurrë. I folën për protestën e oficerëve dhe studentëve të Shkollës së Bashkuar dhe ai bëri atë veprimin, që përshkruam më lart, duke thënë me një fjalë e me një lëvizje se kjo ishte një çështje e mbyllur. Disa oficerë të veçuar, duke fshehur kokat prapa krahëve të shokëve, nisën të flisnin me gjysëm zëri: Tradhëtar, tradhëtar!... , po Ramiz Alia nuk dëgjonte fare nga ai vesh. Dikush e pyeti se përse po i mbanim ato të shkreta armë nëpër duar, përse ishim stërvitur për dyzetepesë vjet me radhë, kur nuk mund ta mbronim shtetin socialist, që po shkërmoqej me shpejtësi dhe Ramiz Alia i tha se nuk ishte aspak e vërtetë që shteti po shkërmoqej. Sa për armët, tha ai, uroj që kurrë të mos përdoren për punë tilla, më mirë të mbeten e të ndryshken nëpër depo e armatura, se sa t i përdorim kundër njëri-tjetrit. Dikush tjetër shfaqi mendimin se në vend duhej vendosur gjendja e jashtëzakonshme, që kontrollin ta merrte në dorë ushtria. Ramiz Alia hapi çantën e zezë dhe nxorri prej andej disa fije letre të shkruara e të lidhura me njëra-tjetrën.
- Ja ku e kam urdhërin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, krejt të gatshëm, të miratuar edhe në Këshillin Presidencial, - tha ai. - Ka ditë që vras mendjen në se duhet bërë një gjë e tillë, apo jo. E di ti, shok, se ç është gjendja e jashtëzakonshme në një vend? Di ndonjeri nga ju të ma thotë?
Ai shoku ngriti supet. Të njëjtën gjë bënë edhe të tjerët dhe kjo do të thotë se shumë pak e dinin se si bëhej kjo punë.
- Atëhere, po jua tregoj unë, - vazhdoi Ramiz Alia. - Të shpallësh gjendjen e jashtëzakonshme do të thotë që të mbyllesh në shtëpi ose të dalësh në rrugë në një orar të përcaktuar rigorozisht. Po kështu, të shkosh e të kthehesh nga puna i shoqëruar nga ushtarë të armatosur, të cilat kanë të drejtë të qëllojnë pa asnjë lloj paralajmërimi edhe për shkeljen më të vogël. Po ushtarët ne i kemi njëzetvjeçarë dhe arma në duart e një të riu të kësaj moshe e trimëron atë, i jep një hije e pushtet të veçantë, aq sa mund të hidhet edhe në aventurë, pa e vrarë shumë mendjen. Dhe, aq do të duhej, sa të shkrepej pushka e parë e një shqiptari kundër një shqiptari, se pastaj do të niste një veprim e një reaksion zinxhir, që askush s do të mund ta ndalonte e përballonte... Jeni juve dakord t i hyjmë këtij rreziku?...
- Joooo, kështu jo... - u dëgjua një kor zërash nga salla.
- Kështu pra, - i dha fund Ramiz Alia dhe u ngrit, për t u larguar. Dhe atëhere ndodhi çudia: Ata që para një ore e kishin sfiduar, madje edhe fyer haptazi, tani u ngritën në këmbë si me sustë dhe nisën të duatrokisnin e brohorisnin: Parti e Punës, Parti e Punës!... Ramiz Alia, Ramiz Alia!... dhe kjo mund të kishte vazhduar gjithashtu nja dhjetë minuta të mira, aq sa zgjati në fillim, sikur Ramiz Alia, të mos largohej me ngut. Se sa të drejtë kishte ai në ato që tha, sidomos për armët në duart e të rinjve dhe adoleshentëve, këtë e vërtetuan tragjikisht ngjarjet e mëvonshme, sidomos ato të vitit 1997, për të cilat, në qofshim gjallë, do të flasim ndoshta një herë tjetër.

Autori i Lajmit: Apostol Duka

Mare nga:Gazeta ballkan


Publikuar: 08.07.2008 06:15:30
Lexuar: 86 herė
Fjalėt kyēe: Ramizi, peng, ushtarėve, lartė,
  


Lajmet e fundit
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian
Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare



Lajmet te ngajshme
Historia e bankave tė Zvicrės. Si u kthye nė depozita tė thesareve e botės Historia e bankave tė Zvicrės. Si u kthye nė depozita tė thesareve e botės
Kur diplomatėt shqiptarė punonin nėn bombat e amerikanėve Kur diplomatėt shqiptarė punonin nėn bombat e amerikanėve
"Tradhetar" si Ali Kelcyra
Sekretet e 40 albumeve tė artit, tė vjedhura nga nazistėt Sekretet e 40 albumeve tė artit, tė vjedhura nga nazistėt
Ju rrėfej krimin komunist brenda familjes Ju rrėfej krimin komunist brenda familjes
Tradita historike Tradita historike
Perplasja mes amerikaneve dhe britanikeve per operacionet anti-Hoxha Perplasja mes amerikaneve dhe britanikeve per operacionet anti-Hoxha
Viktor Emanueli III, Perandori qe vizitoi qytetin e gurte Viktor Emanueli III, Perandori qe vizitoi qytetin e gurte
Tragjedia e Tivarit Tragjedia e Tivarit
Njė jetė e filluar nė Paris, e thyer nė burgjet e diktaturės Njė jetė e filluar nė Paris, e thyer nė burgjet e diktaturės
Google Yahoo MSN