Trajneri i ri i kampionit tė Bundesligės, Bayern Munich, Jurgen Klinsmann, dėshiron qė pėr kapiten tė ri tė bavarezėve ta caktojė mbrojtėsin Philipp Lahm.
Kjo përgjegjësi mbetet ende e hapur, pasi që kapiteni i deritanishëm, Oliver Kahn, i dha fund karrierës në fund të sezonit që lamë prapa.
Aktualisht, Klinsmann nuk ka përmendur se kush do ta marrë funksionin e drejtuesit pasi që pret kthimin e lojtarëve nga pushimi, megjithatë flitet se ai do të jetë Lahm.
Nëse ma ofrojnë shiritin e kapitenit, nuk do të mendohem shumë. Më e rëndësishme është të fitoj besimin e ekipit dhe udhëheqësish dhe mendoj se do ta fitoj, ka thënë Lahm.
Një emër tjetër që përmendet, është edhe Miroslav Klose.