|
Karakteristikat e bashkėshortėve tė palumturė
Psikoterapeuti dhe psikologu i njohur i Turqisė, Kurban Yzyrly, duke bėrė hulumtime rreth problemeve bashkėshortore nė Turqi, vjen nė pėrfundim se bashkėshortėsia paraqet njė konglomerat tė bashkėsisė sė ēifteve bashkėshortore qė kanė qėllime dhe detyra tė caktuara.
Të gjithëve na është e njohur se përveç bashkëshortësisë së lumtur dhe të suksesshme, ekzistojnë edhe bashkëshortësi të pasuksesshme dhe të palumtura. Shumë hulumtime në botë na dëshmojnë për karakteristikat e bashkëshortësive të palumtura.
Psikologu amerikanë, që është përmendur herën e kaluar (Terman) në hulumtimet e veta i përshkruan këto karakteristika më të shpeshta të bashkëshortësisë së palumtur të çifteve. Femrat që nuk kanë jetë të lumtur bashkëshortore karakterizohen me këto karakteristika:
1)Kanë ngarkesë emocionale;
2)Pretendojnë ndryshime të shpeshta të disponimit;
3)Me disa sjellje të veta krijojnë një ndjenjë se më pak vlejnë, e të cilët më parë mundohen të kompensojnë me qëndrimin agresiv;
4)Manifestojnë tendenca ndaj prekshmërisë dhe urdhërisë;
5)janë ambicioze dhe agresive në punë dhe me dëshirë për afirmim në jetën shoqërore;
6)mundohen të krijojnë sa më shumë shokë e shoqe, por më tepër të afirmuar se sa të dashur;
7)janë egocentrike;
8)kam në pak afinitet për aktivitet humane dhe qëllimmira, përpos nëse ato aktivitete nuk kanë të bëjnë me mosafirmimin personal;
9)kënaqen në aktivitet dhe në situata që janë romantike;
10)kanë qëndrime toleruese ndaj meshkujve e më pak ndaj femrave;
11)mund të punojnë, por janë të padurueshme dhe jo objektive në punë;
12)nuk i duan njerëzit metodikë e të kujdesshëm;
13)nuk i duan ato punë që kërkojnë metodë dhe angazhueshmëri.
Burrat e palumtur kanë manifestuar aso sjelljesh që kanë qenë gati të njëjta si te femrat e palumtura, por jo të njëjta në situata ku ndodhen.
Ato karakteristika janë:
1)tentojnë të jenë të mërzitshëm dhe pak neurotik;
2)ndjenja e vlerës së zvogëluar u është prezentë;
3)nuk kanë dëshirë të jenë në qendër të vëmendjes para opinionit;
4)i kushtojnë kujdes asaj çka thonë të tjerët për ta;
5)shpesh gjejnë kompensimin për pasigurinë e vet në shoqëri, duke marrë qëndrim indiferent;
6)kënaqen me atë që tu komandojnë personave të shtypur në punë apo femrave;
7)largohen të luajnë role inferiore apo të garojnë me më të mirët se vetë;
8)kanë aftësi për ëndërrime dhe për fantazime;
9)nuk janë të fjalës dhe nuk janë punëtor në punën deh në aktivitete e veta;
10)nuk dëshirojnë të lëshohen në detaje dhe nuk janë metodikë;
11)nuk duan të kursejnë të holla;
12)kanë dëshirë të marrin pjesë në garimin e lojërave të shumta me të holla dhe ato ti rrezikojnë;
13)tentojnë radikalizim në marrëdhënie seksuale dhe në ato morale.

|
| Lajmet e fundit |
|
|
 |
|
|
 |
|
|


|