Google tė martėn tha se tani po pėrdorė njė teknologji vėrtetėsie pėr tė mbajtur larg mashtruesit elektronikė sė joshuri pėrdoruesit e Gmailit me faqe interneti false eBay dhe PayPal me qėllim vjedhjen e emrave tė pėrdoruesve dhe fjalėkalimeve.
Teknologjia, DomainKeys, përdorë kriptografi për të verifikuar adresën e internetit (domain) të dërguesit të një e-maili. Ajo i lejon zyrës postare elektronike të garantojë adresën e internetit nga buron e-maili, dhe ajo mundëson një zbulim të lehtë të përpjekjeve të mashtruesve elektronikë duke ndihmuar në zbulimin e adresave abuzuese të internetit.
Tetorin e shkuar, Yahoo shpalli se po u mbronte përdoruesve të Postës Yahoo llogaritë eBay dhe PayPal nga përpjekjet e mashtrimeve elektronike duke përdorur të njëjtën teknologji.
Teknologjia DomainKeys mbrohet nga një patentë e lëshuar Yahoo-s. Kompania e lëshoi atë nën një skemë licencë-dyshe që lejon kompanitë ta përdorin atë pa haraç nën LPP Licenca e Përgjithshme e Publikut (GPL 2.0), e cila mundëson Task Forcën e Inxhinierisë së Internetit ta miratojë atë si një standard i sugjeruar i Internetit.