E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Taksistėt tė pakėnaqur nga vendimi i Bashkisė sė Shkupit
Taksistėt tė pakėnaqur nga vendimi i Bashkisė sė Shkupit
Taksistėt tė pakėnaqur nga vendimi i Bashkisė sė Shkupit
Grupacioni i taksi vozitėsve nuk pėrjashtojnė mundėsinė e organizimit tė protestave nesėr, para Kėshillit tė Bashkisė, pikėrisht ku do tė votohet vendimi.

Grupacioni i taksistëve që përfshin 15 kompani taksish kundërshton propozim vendimin e Këshillit të Bashkisë së Shkupit për statusin e tyre që parashikon shpërbërjen e kompanive të taksive në grupacione me nga 30 taksistë të cilët do të veprojnë më vete. Vendimi i Bashkisë së Shkupit ka parashikuar unifikimin e ngjyrës së taksive, pagesën e tatimit për vetëreklamim e kompanive nëpër makina, ndërsa stacionet e taksive të mund t'i shfrytëzojnë vetëm kompanitë të cilat kanë të paktën 30 vetura në pronë të tyre. Këto kushte për momentin i plotësojnë vetëm dy kompani taksish të qytetit. Ndërsa propozim vendimi pritet të miratohet nesër, grupacioni i bënë thirrje Këshillit të Bashkisë ta rrëzojë atë, pasi ai është konfuz dhe favorizon vetëm dy kompani taksish në qytet.

“E rëndësishme është që vendimet e marra për funksionimin e shërbimit të taksive në qytet të Shkupit të jenë në funksion të interesave të gjithë shfrytëzuesve të saj. Vetëm kështu do të kemi vendim që do të respektohet dhe do të zgjasë e jo vendim i cili është hartuar në mënyrë sekrete për të favorizuar shpërbërjen e kompanive të taksive dhe favorizimin e një ose dy prej tyre”, tha kryetari i grupacionit të taksi vozitësve në Shkup Sasho Rajçanovski.

Grupacioni i taksi vozitësve nuk përjashtojnë mundësinë e organizimit të protestave nesër, para Këshillit të Bashkisë, pikërisht ku do të votohet vendimi. Nga grupacioni i taksive, thonë se në të ardhmen nuk përjashtohet mundësia e rritjes së çmimit të shërbimeve për shkak të rritjes së karburanteve.



Publikuar: 09.07.2008 05:02:47
Lexuar: 69 herė
Fjalėt kyēe: Taksistėt, pakėnaqur, vendimi, Bashkėsisė, Shkupit,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Arrihet marrėveshje fillestare pėr ēmimin e rrushit Arrihet marrėveshje fillestare pėr ēmimin e rrushit
Vazhdon tė bjerė ēmimi i naftės Vazhdon tė bjerė ēmimi i naftės
Punėtori ndėrkombėtare pėr naftėsjellės Punėtori ndėrkombėtare pėr naftėsjellės
Qeveria kėrcėnon EVN me gjobė Qeveria kėrcėnon EVN me gjobė
Rusia nė mesin e kreditorėve tė SHBA-ve Rusia nė mesin e kreditorėve tė SHBA-ve
Njė pjesė tė OTE-s e bleu Dojēe Telekomi Njė pjesė tė OTE-s e bleu Dojēe Telekomi
Bie ēmimi i naftės nė bursėn aziatike Bie ēmimi i naftės nė bursėn aziatike
Aeroporti rrit numrin e udhėtarėve dhe fitimet Aeroporti rrit numrin e udhėtarėve dhe fitimet
Deutsche Telekom synon 15% tė Telekom Serbia Deutsche Telekom synon 15% tė Telekom Serbia
Rriten ēmimet e naftės dhe benzinės Rriten ēmimet e naftės dhe benzinės
Google Yahoo MSN