E hėnė, 13.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Skema e NATO-s ne perballjen me Varshaven gjate viteve '70
Skema e NATO-s ne perballjen me Varshaven gjate viteve '70
Skema e NATO-s ne perballjen me Varshaven gjate viteve '70
Si u organizua Aleanca ne rast te nje lufte te mundshme me Lindjen. Kapacitetet ushtarake te dy blloqeve dhe propozimet per te ardhmen

Njezetegjashte divizionet sovjetike ne Europen Lindore jane nje faktor shume i rendesishem ne forcat e Traktatit te Varshaves. Praktikisht, njezet prej tyre jane te vendosura ne Gjermanine Lindore, dy ne Poloni dhe kater ne Hungari. Divizionet jane mbajtur atje te gatshme per ndonje beteje te fuqishme.
Aleatet, se bashku me Bashkimin Sovjetik, kane 62 divizione aktive ne vendet e Traktatit si; Bullgaria, cekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia dhe Rumania. Keto i japin Lindjes nje epersi te dukshme ushtarake persa i perket numrit te divizioneve. Sakaq, avantazhi me fuqine njerezore te gatshme nuk eshte aq i rendesishem sa tregojne statistikat. Divizionet e vendeve komuniste llogariten ne rreth 10 mije persona, kundrejt 15000 ne Perendim dhe nese te gjithe divizionet josovjetike jane ne kapacitet te plote, gje qe eshte e veshtire te ndodhe, e gjithe fuqia njerezore e bllokut fqinj mund te jete ne rreth 880 mije persona. Perparesia e komunisteve ndodhet tek aftesia e 63 divizioneve ruse qe shtrihen ne hapesiren europiane te Bashkimit Sovjetik. Bashkimi Sovjetik ka 4000 avione veprues te shperndare neper komandat e ndryshme nga Europa Lindore deri ne Lindjen e Larget. Kesaj force ajrore jane te gatshme t?i bashkohen ne lufte edhe rreth 2250 avione ushtarake te fuqive te tjera te Traktatit te Varshaves.
Megjithese ketu serish blloku sovjetik ka nje perparesi numerike, ekspertet me realiste perendimore besojne se Perendimi ka nje epersi cilesore sepse ka avione ushtarake, pilote dhe trajnim me te mire. Njesite vepruese te raketave berthamore jane tani ne strukturen e formacioneve sovjetike, por numri i testatove berthamore dhe armet e shperndara ne vendet anetare te Traktatit te Varshaves nuk dihet ende. Ka gjasa qe numri i raketave balistike me rreze te mesme veprimi mund te jete rreth 750, te cilat jane te orientuara taktikisht drejt objektivave me strategjike, te tilla si aeroportet, dhe depot e medha ushtarake qe ndodhen ne Europen Perendimore.
Detyra strategjike sovjetike
Ne rast te nje konflikti te mundshem mendohet se ne det mund te jete e kufizuar per aktivitete luftarake me nje flote prej 330 nendetesesh dhe 50 te tjera me fuqi berthamore. Ne syte e projektuesve aleate, vendet komuniste kane epersi ne njerez, aeroplane dhe tanke, te cilet jane modifikuar sipas skemes strategjike te ruseve. Epersia e Lindjes me forcat sulmuese te saj ne njeren ane dhe forcat e caktuara per mbrojtje te Perendimit, me kapacitetin e plote te tyre dhe armet berthamore, nuk jane te peraferta sipas raportit 3 me 1, i konsideruar si i domosdoshem per nje sulm te suksesshem ne luften moderne.
Struktura ushtarake e NATO-s se viteve '60 behet bazament per zhvillimin politik te Aleances. Kur frika per nje agresion u zbeh, Aleanca doli ne perfundimin e perfaqesuesit te saj, e cila ishte per nje politike te perbashket Perendimore ne drejtim te Bashkimit Sovjetik dhe Europes Lindore.
Debatet per natyren e kesaj politike krijuan tensione te brendshme. Ata kontribuuan qe te shmangej Franca dhe u orientuan te ndryshimet e tjera. Arsyeja ishte teper e qarte. Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane kontribuuesi me i madh ushtarak brenda Aleances dhe shpesh e gjithe politika (brenda NATO-s) ishte realizuar ne menyre te fshehte sipas idese se Uashingtonit.
Gjendje shpresedhenese me 1968-n
Bashkerisht dhe individualisht, Aleanca u perpoq te krijoje kushtet per uljen e tensionit. Ne qershor te vitit 1968, ministrat e Jashtem te saj, ne takimin e Reykjavikut ne Islande, firmosen nje deklarate, e cila ne te vertete ftoi Bashkimin Sovjetik dhe aleatet e saj ne Traktatin e Varshaves qe te bisedojne per reduktimin e forcave ne Europe ne nje menyre te ndersjelle dhe te ekuilibruar.
Ky afrim dhe me teper shqyrtimet aventureske individuale ishin ofruar ne garancite qe te ruhej nje mbrojtje e besueshme perendimore. Por, ne gjendjen shpresedhenese te fillimit te vitit 1968, marrja e nje mbeshtetje politike per kete nga parlamentet e vendeve te Aleances u be me e veshtire. Ndikimi i menjehershem i pushtimit te cekosllovakise dhe rritja e vazhdueshme e fuqise detare sovjetike ne Mesdhe detyruan nje rishqyrtim te dobesise se NATO-s. Praktikisht, skuadra sovjetike ne Mesdhe prej 8-10 nendetesesh, e perqendruar atje, nxori probleme te reja per vendet anetare mesdhetare te Aleances; - si Franca, Italia, Greqia dhe Turqia, te cilave iu rrezikohej tregtine e qe benin permes rrugeve detare.
Aleanca u perball me problemin sesi ajo mund te permbahej ndaj veprimit te metejshem sovjetik persa i perket sferes se influences qe kishte Moska. Hapi i pare eshte ndermarre ketu nga ministrat e Jashtem, ne nentorin e kaluar, kur ata derguan nje lloj sinjali te erret tek Bashkimi Sovjetik. Ata thane: "cdo nderhyrje e drejtperdrejte apo indirekte qe po godet situaten ne Europe apo ne Mesdhe, do te krijoje nje krize nderkombetare me konsekuenca te renda". Pasi ishte raportuar kjo deklarate ne te gjithe boten, ministrat e Jashtem pohuan se nese sinjali kishte qene i besueshem, pozicioni ushtarak do te sjelle fillimisht permiresimin nga ndryshimi i prirjes ne drejtim te reduktimit te buxheteve ushtarake qe kishin nisur ne Europe ne vitet 1967-1968.
Perfundimi ishte nje raport i pergatitur nga 12 prej 15 ministrave te Mbrojtjes qe po parashikonin se shpenzimet po rriten te 90 miliarde dollare per periudhen 1968-1972. Shtetet e Bashkuara, Islanda, te cilat nuk ane forca mbrojtese, dhe Franca, e cila eshte me teper nje anetare politike sesa ushtarake, nuk dhane ndihmesen e tyre ne kete raport.
Kontributet e SHBA-ve, 2%
12 vendet anetare kane dhene financime per mbrojtjen nen 5% te Prodhimit Kombetar Bruto. Shtetet e Bashkuara shpenzojne rreth 10 per qind te GDP-se per mbrojtjen, por kjo perfshin koston e luftes ne Vietnam. Amerikanet kontribuojne tek Europa, perfshire anijet dhe armet nukleare ne Europe, shpenzime qe perllogariten te 2 perqindeshi.
Aspekti me domethenes i zotimeve ne takimin e nentorit ishte se 83-90 per qind e shpenzimeve per forcimin e NATO-s do te jepej nga vendet anetare europiane. Deri tani totali akoma nuk eshte barazuar te 100 miliarde dollaret, me teper se 90 miliarde dollare qe ekspertet e Shteteve te Bashkuara besojne se nevojiten, nese Aleanca duhet te jete konkurruese ushtarakisht me Bashkimin Sovjetik dhe aleatet e saj te Traktatit te Varshaves.
Sic e parashikojne zyrtaret amerikane, roli i NATO-s ne vitet '70 duhet te jete nje gershetim i nje mbrojtjeje me te forte europiane dhe perpjekje per ulje tensionesh. Qellimi i Aleances ne konferencen e Uashingtonit do te jete t?u mbushe mendjen te gjithe anetareve se e dyta eshte me e mundshme pa te paren.

Drew Middleton/gazeta albania


Publikuar: 09.07.2008 05:55:39
Lexuar: 61 herė
Fjalėt kyēe: Skema, Nato, pėrballjen, Varshavėn,
  


Lajmet e fundit
Qeveria britanike nė aksion pėr shpėtimin e bankave Qeveria britanike nė aksion pėr shpėtimin e bankave
Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt



Lajmet te ngajshme
Shqipėria kėrkon tė njihet si palė fituese pas Luftės I Botėrore Shqipėria kėrkon tė njihet si palė fituese pas Luftės I Botėrore
Kroacia e Titos dhe Bosnja, dy modele ndryshe tė njė Federate Kroacia e Titos dhe Bosnja, dy modele ndryshe tė njė Federate
Pėrplasja e madhe mes jugosllavėve dhe Tiranės zyrtare pėr Kosovėn Pėrplasja e madhe mes jugosllavėve dhe Tiranės zyrtare pėr Kosovėn
Telefonata e fundit e Entela Hyskos dhe pengu i nėnės sė saj, Nazimesė Telefonata e fundit e Entela Hyskos dhe pengu i nėnės sė saj, Nazimesė
"Konakėt" e tre drejtuesve tė parė tė shtetit shqiptar
Shkelqimi dhe renia e Shkelqimi dhe renia e "oxhaqeve"
Mit’hat Frashėri Mit’hat Frashėri
Skenaret e vitit 1984 per hapjen e Shqiperise me Perendimin Skenaret e vitit 1984 per hapjen e Shqiperise me Perendimin
Naim Frashėri, apostulli i shqiptarizmės nė 162 vjetorin e lindjes Naim Frashėri, apostulli i shqiptarizmės nė 162 vjetorin e lindjes
Dėshmitė e rekrutėve shqiptarė: “Sigurimi e dinte kur do tė zbarkonim” Dėshmitė e rekrutėve shqiptarė: “Sigurimi e dinte kur do tė zbarkonim”
Google Yahoo MSN