E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Nė skenė, kur sipari tė bjerė
Nė skenė, kur sipari tė bjerė
Nė skenė, kur sipari tė bjerė
Dy prej ēėshtjeve mė tė diskutueshme tė kėsaj jave, pėrveē faktit se rreth tyre ka njė interesim tė veēantė nga grupe tė ndryshme tė shoqėrisė sonė, vėshtirė se mund t’u gjesh pika takimi nė formė dhe nė pėrmbajtje.

...Nëse njëra prej tyre, ajo që gjatë 15 viteve të fundit quhet rëndom ‘hapja e dosjeve’ në vlerësimin e autorit të këtij artikulli s’është çudi të vijojë dhe të përfundojë si një farsë politike, çështja tjetër – zgjedhja e gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë është mjaft e ngutshme, plotësisht reale dhe gjatësisht efektoze. Megjithëse kurioziteti i lexuesit anon, të paktën hë për hë, më tepër nga e para, kjo sigurisht që nuk do të na pengonte të jepnim në këto radhë ndonjë opinion konstatues dhe interpretues rreth plotësimit, qoftë edhe të pjesshëm, të organit më të lartë të sistemit gjyqësor të juridiksionit tonë shtetëror.

Le të futemi drejt e në temë. Deri tani, gjatë diskutimeve dhe debateve me tone të larta dhe të mërishme është dhënë të kuptohet qartë, se mandatimi i anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë nuk është në të vërtet problem procedurash, për zgjidhjen e të cilit u rithirr në shqyrtim dhe në amendim edhe Rregullorja e Kuvendit, as punë shtim kriteresh të domosdoshme profesionale dhe morale për zgjedhjen e tyre, por thjesht plotësim preferencash të njërit apo tjetrit lider të politikës shqiptare të tranzicionit, për ta sheshuar majën e piramidës së pushtetit gjyqësor, që pastaj të ulen mbi të shesh – besh dhe këmbëkryq. Ky presion e detyroi së fundmi Presidentin e Republikës që të pranonte një lloj konsultimi për emra konkretë me Parlamentin, ku dihet që numrin më të madh të mundshëm të votave edhe për të dhënë pëlqimin për kandidatët e përfolur e ka ajo forcë politike, aktualisht në maxhorancë, e cila kërkon t’i vërë në të gjitha rastet çdo kryetari shteti, madje edhe atij që e nxori nga gjiri i vet, ‘këmbët në një këpucë’.

Mirë, pa u ndalur së vështruari ‘penelatat’, që në këtë mënyrë, pavarësisht ose varësisht dorës që i ve në lëvizje, tentojnë të krijojnë një tablo të deformuar të (pa)sigurisë së të drejtës, le t’i konsiderojmë dyshimet dhe rreziqet, shpresat dhe frikërat e kësaj situate si pjesë të mundimit të mendjeve të politikanëve tanë, si ngërçet e vdekjes, pas të cilave u shkon koha findeve e marifeteve djallëzore, dhe parime të reja do të sundojnë. Ajo që vihet re deri tani është gjithashtu, se askush nuk mendon që në përbërje të Gjykatës së Lartë ka ardhur koha të funksionojë, krahas Kolegjit Penal dhe Atij Civil, edhe Kolegji Administrativ. Domosdoshmëria e këtij të fundit theksohet aq më tepër për vendin tonë, ku nuk ekziston asnjë institucion jashtëqeveritar i ngarkuar dhe i detyruar me ligj që të bëjë oponencë institucionale dhe të japë rekomandime deri edhe taksative për projekt–aktet ligjore e nënligjore të hartuara nga Këshilli i Ministrave, nga organet vartëse të tij etj. Pra, ku procesi ligj-hartues kryhet në hapësirat e një qarku vicioz dhe përmbyllet brenda për brenda pushtetit ekzekutiv të të dyja niveleve. Për shumë specialistë të kësaj fushe është e qartë se një e tillë skemë dëmton rëndë cilësinë e këtij procesi, shkakton destabilitet të vazhdueshëm të akteve të miratuara (a nuk është bërë, sidomos vitet e fundit, gangrenë e pamjekueshme amendimi i shpeshtë i ligjeve dhe jo rrallë kundërvënia me to, si edhe me njëri–tjetrin, e akteve nënligjore në fuqi?!), dhe rrjedhimisht, cenohen të drejtat dhe interesat e ligjshme të subjekteve juridike dhe shtetasve shqiptarë.

Prandaj, ngarkesës së gjykatave tona, sa vjen dhe i shtohen edhe konfliktet me natyrë administrative, siç janë ato të evidentuara tashmë publikisht midis administratës fiskale dhe biznesit. Por këto janë vetëm një pjesë e objektit dhe e kompetencave të organeve gjyqësore, sepse shumë konflikte të tjera, të mprehta dhe të vazhdueshme, nuk i rrinë larg fushës delikate të administrimit publik, siç janë ato që kanë të bëjnë me kundërshtimin e akteve administrative për lejet e ndërtimit, për regjistrimet dhe ndryshimet periodike të titujve të pronësisë, për shpronësimet publike dhe kompensimet ndonjëherë ireale të tyre, për prokurimet publike dhe konkurrencën, për kundërvajtjet administrative shumëformëshe etj., etj.

Në disa vende europiane, si për shembull në Gjermani dhe Austri, të cilat nuk kanë ndjekur modelin francez (sikurse Italia, Holanda, Belgjika, Greqia, etj, që i kanë caktuar juridiksion administrativ këshillave të tyre të shtetit), prej kohësh janë krijuar gjykatat administrative, duke bërë shumë përpara në arritjen e atij ideali, që juristët e quajnë Rechtstaat. Domethënë, një sistem në të cilin aktet e agjencive qeveritare dhe qeverisëse, si edhe nëpunësit e të gjitha kategorive, t’i nënshtrohen parimit të ligjshmërisë dhe ku procedurat janë të mundshme për personat e interesuar që të provojnë ligjshmërinë e veprimit qeveritar, dhe të ketë një rregullim të duhur, kur një akt i caktuar nuk e kalon dot provën.

Krijimi dhe funksionimi i organeve të tilla po diskutohet edhe te ne, tani kur është shpeshtuar retorika për reformën në sistemin e drejtësisë. Por forma e organizimit që përflitet deri tani për to, vështirë se mund të gjejë zbatim. Sepse thuhet që të ngrihet në Tiranë një Gjykatë e Shkallës së Parë dhe një tjetër e Apelit po në kryeqytet, çka, veç të tjerash, do të rriste mjaft koston e këtyre gjyqeve për qytetarët e rretheve të largëta. Prandaj, më e mundshme duket se është struktura aktuale, me seksione administrative pranë çdo gjykate të rretheve gjyqësore dhe atyre të Apelit. Veçse, këto seksione deri më sot emrin kanë të tillë, sepse emërimi dhe klasifikimi i gjyqtarëve të tyre sipas kategorive me spektër të gjerë të çështjeve që gjykohen, bëhen mbi bazën e vlerësimeve subjektive të vet gjyqtarëve, aftësive, prirjeve, kulturës së tyre, dhe jo mbi bazën e profilizimit teorik e praktik të gjykimit.

Në këto kushte, specializimi i gjyqtarëve që do të merren posaçërisht me konfliktet e quajtura administrative, bëhet një nevojë e ngutshme. Sepse, nuk mund të gjendet kuptimi i një grupi çështjesh që përmbajnë këto konflikte, nëse nuk studiohen më parë metoda dhe teknika që përdoren për këtë grup. Sidoqoftë, kam përshtypjen se askush nuk mund të përligjë saktësinë e kësaj nomenklature në vendin tonë, përpara se ajo të jetë mishëruar në vendime të plota, të sakta dhe t’u jetë vënë vula e të drejtës. Madje, edhe gjetkë ekziston një tendencë në rritje, për të vënë në pikëpyetje lidhjen e sistemit tradicional, të arsimit ligjor dhe të produkteve të këtij sistemi me procesin e marrjes së vendimeve në sektorin shtetëror të një vendi.

Por kjo nuk do të thotë ndërkohë, që deri sa të arrihet profilizimi i plotë i seksioneve gjyqësore administrative, të mos bëhen përpjekje të plota për të profilizuar gjithashtu një kolegj të veçantë në shkallën më të lartë të gjyqësorit. Sepse gjyqtarët, veçanërisht ata të organit suprem, e kanë pushtetin, ndonëse jo gjithmonë të drejtën, për të kapërcyer intervalet nëpërmjet vendimeve unifikuese etj, kur aktet administrative kanë boshllëqe e kundërvënie që shpesh i detyrojnë gjyqtarët e shkallëve më të ulëta për t’i përcjellë dosjet me argumentin stereotip, se gjenden jashtë juridiksionit. Dihet që puna e juristit me një problem të vështirë ligjor lehtësohet së tepërmi, nëse ai arrin të gjejë një vendim gjyqësor të raportuar që interpreton ligjin në fjalë. E njëjta gjë është e vërtetë, sigurisht, për gjyqtarin, sidomos kur vendimi i mëparshëm është dhënë nga Gjykata e Lartë, një nga funksionet historike të së cilës është që të japë interpretim autoritar përfundimtar të ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore.

Pas këtyre shpjegimeve që u përpoqa të bëj për lexuesin, në mënyrën më të ngjeshur që mu dha, ndoshta del e qartë ideja, se në ‘shfaqjen’ institucionale që po luhet këto ditë për zgjedhjen dhe dhënien e pëlqimit rreth disa kandidaturave të anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, është e domosdoshme që të përzgjidhet edhe ndonjë ekspert i njohur dhe me përvojë i së drejtës administrative, përpara se dekretet presidenciale të jenë firmosur e vulosur. Pra, të shfaqet menjëherë një figurë e tillë në skenë, kur sipari do të fillojë të bjerë.

Nga Ilir Dhima/ ballkanweb


Publikuar: 09.07.2008 06:13:45
Lexuar: 61 herė
Fjalėt kyēe: Ēėshtjeve, diskutueshme, problem, procedurash,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
Heshtja e dhimbshme Heshtja e dhimbshme
Mes tradicionalizmit dhe modernitetit Mes tradicionalizmit dhe modernitetit
Ja si tė promovohet Kosova Ja si tė promovohet Kosova
Maqedonia nė garė me Kubėn, Iranin dhe Korenė Veriore Maqedonia nė garė me Kubėn, Iranin dhe Korenė Veriore
Debutimi i Bashkimit Europian Debutimi i Bashkimit Europian
Kriza e drithėrave dhe Energjia Kriza e drithėrave dhe Energjia
Ata ishin… Ata ishin…
Debati shqiptar pėr njohjen e Kosovės Debati shqiptar pėr njohjen e Kosovės
Njė shans pėr konsensus mbi Irakun Njė shans pėr konsensus mbi Irakun
Berluskoni bėri detyrėn Berluskoni bėri detyrėn
Google Yahoo MSN