E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Teknologji > Banka e Amerikės pėrqafon firefox-in
Banka e Amerikės pėrqafon firefox-in
Banka e Amerikės pėrqafon firefox-in
Banka mė e madhe nė Shtetet e Bashkuara ka injoruar zyrtarisht shfletuesin e Internetit numėr dy nė botė—aktualisht. Njė parashikues pėr Networkworld.com nxori nė pah se aktualisht faqja e internetit tė Bankės sė Amerikės nuk e rendit Firefoxin e Fondacionit Mozilla si njė “shfletues pėrkrahės”, edhe pse Firefoxi komandon pothuajse 20 pėrqind tė tregut tė shfletuesve tė internetit.

Faqja e bankës rendit Internet Explorerin e Microsoftit, Safarin e Apple-t, dhe Netscape si shfletues të pranueshëm.

Netscape? Edhe AOL, themeluesi pronar i Netscape, nuk e përkrah më Navigatorin Netscape.
Sigurisht, Firefoxi, i cili u lëshua në 2004 dhe aktualisht vendosi një rekord Gines për shkarkueshmëri në një periudhë 24 orëshe, punon ende me faqen e internetit të BA—vetëm se jo zyrtarisht.

Kjo çështje doli në pah kur një klient i BA kontaktoi bankën për problemet që ai kishte për të hapur faqen duke përdorur shfletuesin Safari. “Ju lutem, mos më thoni që thjesht të përdor Firefoxin ”, i tha lexuesi i Networkworld.com kujdesit ndaj klientit të BA.

Nuk ka problem, sipas kujdesit ndaj klientit.
“Ju lutem, vihuni në dijeni se Banka e Amerikës nuk e përkrah Firefoxin”, ishte përgjigjja e shërbimit të klientit.

Kur u përballë me pyetjen se pse faqja e internetit të bankës numër 1 në botë nuk e përqafon me gjithë zemër shfletuesin numër 2 të 180 milionë përdoruesve, një zëdhënëse i tha Networkworld.com se “ekziston një proces që ne ndjekim për të ‘përkrahur zyrtarisht’ llojin dhe versionin e një shfletuesi, i cili përfshin cikle të thella testimesh të funksionimit dhe të prapavajtjes”.

“Meqenëse përdorimi i shfletuesve të Firefoxit është rritur me shtimin e klientët tanë, ne do të fillojmë një model përkrahës të plotë për Firefox version 2.x në të ardhmen shumë të afërt,” i tha zëdhënësja Tara Burke Networkworld.com.

Mendoni se “e ardhmja shumë e afërt” do të provojë që të jetë shumë afër? Mos i varni shpresat te ajo.
Aktualisht Firefoxi është në versionin 3


Publikuar: 09.07.2008 06:13:05
Lexuar: 63 herė
Fjalėt kyēe: Banka, Amerikane, pėrfaqėson, firefox,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
Nokia paraqiti modelin N97 Nokia paraqiti modelin N97
Dell tregon dashurin ndaj Linuxit! Dell tregon dashurin ndaj Linuxit!
Tastierė pėr udhėtarė Tastierė pėr udhėtarė
Mausi nuk do tė pėrdoret mė Mausi nuk do tė pėrdoret mė
Sony Ericssonit C902, 10.5 milimetra me 5px Sony Ericssonit C902, 10.5 milimetra me 5px
RAZR V3 – mobili mё i shitur nё Amerikё RAZR V3 – mobili mё i shitur nё Amerikё
Se shpejti ne treg celulari revolucionar Apple Iphone Se shpejti ne treg celulari revolucionar Apple Iphone
Nga 2011 Renault dhe Nissan me automjet elektrik Nga 2011 Renault dhe Nissan me automjet elektrik
Kompjuter me ekran tė ndjeshėm nė prekje Kompjuter me ekran tė ndjeshėm nė prekje
openSUSE 11.0 RC1 openSUSE 11.0 RC1
Google Yahoo MSN