Gazeta tregon operacionet e ndihmes se Forcave Aleate ne ndihme te refugjateve. Si u la te vdese 18-vjecari pa i dhene ndihmen ne murin qe ndante dy botet
Ushtria aleate dhe personeli i ambulancave mjekesore kane qene te urdheruar te mos levizin per te dhene ndihmen ne radhet civileve te plagosur prej hapjes se zjarrit nga rojat e armatosura komuniste ne Murin qe ndan Berlinin Lindor me ate Perendimor. Sic informojne burimet e Shteteve te Bashkuara, ata ishin vendosur ketu sot, pas nje perpjekjeje te pasuksesshme gjate dites se djeshme per te derguar nje ambulanca ushtarake britanike brenda Berlinit Lindor, qe te ndihmoje nje te ri gjermano-perendimor, qe ishte qelluar nga rojat e armatosura gjermano-lindore.
Vrasja e 18-vjecarit
Burimet thone se personeli i ambulances se forcave aleate eshte vendosur ne piken e kryqezimit Friedrichstrasse qe me 21 gusht dhe ishte udhezuar qe te "beje negociata me palen tjeter" qe te kaloje matane dhe te ndihmoje refugjatet qe ndodheshin pertej murit. Urdhrat i udhezonin ata te ktheheshin ne stacionet e tyre nese gjermano-lindoret refuzonin qe te kalonin. Kjo eshte ajo qe ndodhi dje ne Berlin. Incidenti tregoi testin e pare te skemes se ambulances se forcave aleate qekur kjo ishte njoftuar shtate jave me pare prej komandave te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Britanise dhe Frances. Ambulancat e ndihmes ishin derguar ne kryqezimin e Friedrichtstrasse pasi 18-vjecari Peter Fechter ishte qelluar nga rojat gjermano-lindore te kufirit me 17 gusht dhe e lane t?i rridhte gjaku derisa vdiq atje pas murit. Incidenti provokoi protesta ne Berlinin Perendimor, te cilet sulmuan automjetet ushtarake ruse si dhe ato qe mbanin ushtaret brenda zones Perendimit, qe shkonin per te bere detyra te ndryshme.
Perpjekje per marreveshje
Sot diplomatet qe ndodheshin ketu po cuditeshin nese plani i ambulances mund te jete lene qekur gjermano-lindoret, me sa duket, kishin vendosur te mos lejonin automjete brenda pjeses se qytetit te tyre. eshte thene se aksioni duhet nisur me autoritetet e ushtrise perendimore perpara se te qellohej Fechter. Ndjesia e tyre, pas incidenteve te tjera te ngjashme, te ndodhura edhe me pare, ishte se ata "nuk do te qendronin ne vend-numero", per te lejuar kalimin e refugjateve pa u perpjekur qe t?i ndihmojme. Propozimi i tyre per ambulancat ishte dhene nga Uashingtoni, i cili ishte diskutuar per shume jave. Pastaj, vrasja e te riut Fechter shkaktoi nxitjen per vendosjen e saj. Nje oficer i larte ushtarak zbuloi ekzistencen e nje skeme tjeter, qe drejtohej nga nje ushtar amerikan i paarmatosur, i cili do te shkonte te shpetonte nje refugjat, duke inskenuar nje rrethane te ngjashme. Burimet zyrtare thone se ky urdher ishte firmosur ne fillimin e pranveres se ketij viti, por ne menyre te qarte ai nuk ishte marre parasysh. Burimet e ketushme citojne se aksioni britanik ne dergimin dhe terheqjen e ambulances dje u pershtat plotesisht me marreveshjet e aleateve rreth ndihmes per refugjatet ne ndodheshin ne Gjermanine Lindore.
David Binder/gazeta-albania