Klubi spanjoll, Barcelona, ka arritur marrėveshje me Arsenalin, pėr tė nėnshkruar me mesfushorin bjellorus Aleksandr Hleb, derisa lajmi zyrtar pritet tė bėhet publik brenda dy ditėsh.
Siç shkruan portali Goal, bjellorusi ka pritur realizimin e marrëveshjes mes dy klubeve, pasi që kishte caktuar kushtet personale më herët, dhe tash duhet të fluturojë në Barcelonë për të kryer kontrollim mjekësor dhe për të nënshkruar me klubin.
Arsenali e ka bërë të qartë se nuk do ta ndalojë ish-lojtarin e Stuttgardit dhe ishte vetëm çështje kohe largimi i tij, dhe pyetja shtrohej në cilin drejtim.
27-vjeçari, do të jetë nënshkrimi i pestë i kësaj vere për klubin spanjoll dhe mesfushori i dytë, pasi që Barcelona gjatë muajit të kaluara arriti marrëveshje edhe me Seydou Keita nga Sevilla.
Hleb do të jetë bjellorusi i parë që do të luajë për klubin katalanas, dhe do të bëjë debutimin e tij gjatë udhëtimit në Skoci, ku Barcelona më 24 korrik do të zhvillojë miqësore me ekipin Hibernian.