E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Historitė e shqiptarėve qė rrėfejnė italisht
Historitė e shqiptarėve qė rrėfejnė italisht
Historitė e shqiptarėve qė rrėfejnė italisht
Kur nė vitin '90-tė Ismail Kadare kėrkoi azil politik nė Francė duke zgjedhur vullnetarisht emigrimin, shumė shqiptarė u ndjenė tė tradhtuar. Nė momentin kur Shqipėria kishte nevojė pėr shkrimtarin mė tė madh tė saj, Kadare e braktisi popullin e tij.

Kështu mendoi shumica në atë kohë, dhe shumë të tjerë e mendojnë ende. Një ndjenjë e ngjashme lulëzoi edhe rreth 15 vjet më vonë, kur Elvira Dones dhe Ornela Vorpsi publikuan romanet e tyre të para në italisht. Ndërkohë që diaspora shqiptare përpiqej mundimshëm të dilte nga kronikat e zeza të përditshme, dy shkrimtare të reja shisnin suksesshëm libra që nuk ishin fort të këndshëm për bashkatdhetarët e tyre, duke e përshkruar Shqipërinë si një vend i kurvërisë.
Të ndryshmen në tjetërkund
Në dallim me kolegë të tjerë të tyre, shkrimtarët e emigrimit shqiptar, nëpër vite u është dashur të përballen jo vetëm me publikun italian, por edhe me një numër të madh lexuesish të kombësisë së tyre, kryesisht të rinj dhe studentë me një nivel të konsiderueshëm përgatitjeje. Rezultatet e këtij stimuli të vazhdueshëm, sot janë mëse të dukshme. Muajt e fundit janë të shumtë shkrimtarët e shkrimtaret që prezantohen me vepra interesante, aq sa ata mund të konfirmohen si gjenerata e parë e shkrimtarëve shqiptarë të gjuhës italiane. Të rinjtë që kërkuan "të ndryshmen tjetërkund", siç ka thënë për veten Ron Kubati, janë protagonistë të "Dora që s'pickon" e Ornela Vorpsit, historia e një udhëtimi në Sarajevë dhe e përhumbjes së një gjenerate të tërë. Një fat jo vetëm i shqiptarëve, por i të gjithë "ne të tjerëve të Lindjes". Duke iu referuar librit të mëparshëm të saj, "Vendi ku nuk vdiset kurrë" (2005), vështrimi i Vorpsit ka humbur në zemërim dhe është rigjetur në kthjelltësi. Burgu nga i cili ia mbath nuk është vetëm Shqipëria e fëmijërisë, por edhe liria e vjedhur diku tjetër, ajo tjetërkund që të dënon të shohësh gjithçka dhe të gjithë nga jashtë. Protagonistja e saj, e re, e bukur, shqiptare e emigruar si ajo, që nga Perëndimi zbret në Ballkan, mundet vetëm të nuhasë aromën e shtëpisë së saj, një aromë e mbushur "me nostalgji, dashuri, zemërim, shkatërrim, paaftësi, largësi dhe afërsi". Në fund nuk të ngelet gjë tjetër veçse të rinisesh, duke marrë me vete ndonjë copë byreku si suvenir i një turisti, e ndërgjegjshme se mund të jetosh vetëm "me dhe përmes largësisë". Jo rastësisht libri është botuar në Francë me titullin "Vert venin" (Helm i gjelbër), që simbolizon ngjyrën e fytyrës së një njeriu që është "shumë i ndërgjegjshëm për jetën që mbytet në agoninë e luksit të kapitalizmit". Edhe Ron Kubati largohet nga Shqipëria, ose të paktën nuk e përmend atë. Në librin "Errësira e detit", gjithçka ndodh në skajet e një deti të thellë, tiranik, të zymtë, në të cilin "Ku" dhe "Kur" tregojnë vetëm vendin ku nuk duhet të jesh. Këto janë koordinatat e vetme të gjeografisë mendore të fëmijës protagonist të ngjarjes. Një djalë pa emër, i cili pasi ka asistuar në varjen e të atit, ndërton një rezistencë të tij të përditshme ndaj urrejtjes dhe zisë, në kërkim të dëshpëruar të një mënyre shpëtimi. Një kërkim që mund ta çojë në fund ose përtej detit. Ai det që nga faqja e parë deri në të fundit mbetet i errët e që kërkon të thotë, ashtu siç përfundon Kubati romanin e tij të parë, "Përpara nesh nuk shihet asgjë". Gati si një kontrapunt i detit të Kubatit dhe të rinjve me "rrënjë në ajër" të Vorpsit, shfaqen gratë guximtare të maleve, protagoniste në "Virgjëreshat e betuara" të Elvira Dones dhe të "Rosso come una sposa" romani i hapave të parë të Anilda Ibrahimit. Dones, e cila edhe pse jeton në Amerikë, ka vendosur të shkruajë italisht, na çon në luginat e Shqipërisë së Veriut, në rajonin e Shkodrës, ku nxjerr në pah jetën e Hana Doda, një vajzë e re e cila në mbarim të viteve '80-të, vendos të shndërrohet në "burrë" për të shpëtuar nga një martesë me shkesi e për të ruajtur nderin e familjes. Edhe pse Kanuni, ligji antik që ishte status për Shqipërinë fisnore, u kthye në një temë të shfrytëzuar shumë nga dokumentaristët. Historia e Hanës e anashkalon interesin etnografik, për t'u kthyer në një histori të trupit që vuan, të një seksualiteti të mohuar dhe të trullosur nën shikimin e maleve, "me sy që vëzhgojnë e ndalojnë në heshtje". Pas 14 vjetësh gjatë të cilave kishte jetuar si Mark, Hana vendos ta prishë betimin, të braktisë fshatin e saj të humbur dhe të shkojë te kushërira e saj në Amerikë për të gjetur pjesën e mohuar të vetes. Virgjëresha e betuar është një personazh për t'u adhuruar pa iu nënshtruar keqardhjes. Është aq e ndershme, sa në fund të fundit të pranojë se "është e lehtë të bëhesh burrë". Sprova e vërtetë është të jetosh si grua, madje duke mos bërë torollakun që vritet për alkool dhe duhan"...
Mes Salentos dhe Tiranës
Për shumë shkrimtarë shqiptarë të gjuhës italiane, mes të cilëve Kubati dhe Dones, ky kalim i jashtëzakonshëm nga një gjuhë në tjetrën është i lidhur edhe me takimin e shtëpisë botuese italo-shqiptare "Besa". Për më se 10 vjet, mes Salentos dhe Tiranës, kjo shtëpi botuese përcjell shkrimtarë dhe letërsi në të dy brigjet e Adriatikut. Edhe këto muaj të fundit ka pasur zhvillime të reja. Artur Spanjolli, i lindur në Durrës u bë shkrimtar në Firence me "La teqja"(Teqja), një libër që eksploron islamin ballkanik, duke trajtuar me elokuencë jetën e Santo Hysen Cialliku e bashkë me të edhe mendimin e ushqyer nga vëllazëria bektashiane, një nga linjat më domethënëse që ka lindur nga kultura islamike në Shqipërinë e fundit të '800-ës duke u shpërndarë përgjatë rrugës Egnatia deri në Stamboll. Edhe Veliu, gjyshi i Gëzim Hajdarit i përkiste bektashizmit dhe do të kishte dashur që nipi i tij të studionte Kuranin e një ditë të bëhej Myfti. Në fakt Hajdari u bë një poet i madh, gjë që e provon edhe një herë në "Peligorga"(Besa), një botim dy gjuhësh që përshkon në mënyrë të pamëshirshme historinë e jetës dhe të britmës së tij poetike. Ai na lë një repertor të tërë me imazhe të egra dhe kujtime të fëmijërisë: fshati i lindjes, një dashuri endacakësh, arratisja nga bota fshatare dhe retë e ftohta të emigrimit. Në bazë të të gjithave është besa e poetit. Ai premtoi të ishte martir i poezisë e do të na ngrinte lapidare me "Gurët e vargjeve të tij". Kënga e trishtuar e Hajdarit kërkon në fund përgjigjen e thirrjes më enigmatike: Përse nisesh? Një pyetje universale që nuk u referohet vetëm emigrantëve, por çdo njeriu të vetëdijshëm se vet jeta, si çdo udhëtim, fsheh në vetvete "ëndrrën për t'u kthyer aty ku askush nuk na pret".

Marrë nga gazeta italiane
"Il Manifesto"



Publikuar: 10.07.2008 02:08:26
Lexuar: 91 herė
Fjalėt kyēe: Historitė, shqiptarėve, rrėfejnė, italisht,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
Hapet ekspozita Hapet ekspozita "Arti nė art" e fotografit Bardhyl Ahmeti
Atdheu nė Las Vegas Atdheu nė Las Vegas
Afganistani nė DokuPhoto Afganistani nė DokuPhoto
Dhimiter Pojanaku pėrballė poezisė liriko filozofike tė peizazhit dhe dashurisė Dhimiter Pojanaku pėrballė poezisė liriko filozofike tė peizazhit dhe dashurisė
Piramida pret shfaqjen e fytyres se re Piramida pret shfaqjen e fytyres se re
Karikatura, frikė nga feja Karikatura, frikė nga feja
Lissusi antik, zbulohen gjurmėt e njė banese tė lashtė Lissusi antik, zbulohen gjurmėt e njė banese tė lashtė
Organizohet tryeza “Gjuha shqipe nė vitin e pėrvjetorėve tė mėdhenj” Organizohet tryeza “Gjuha shqipe nė vitin e pėrvjetorėve tė mėdhenj”
Festivali ndėrkombėtar i poezisė Festivali ndėrkombėtar i poezisė "Ditėt e Naimit"
"Vajza me sy smeraldi" kthen nė skenė Ilir Kerrnin
Google Yahoo MSN