Afėr gjysma e gazrave tė lėshuar nė Argjentinė janė tė sektorit bujqėsor, ndėrsa 30 pėr qind tė metanit e lirojnė 55 milionė gjedhe.
Lopët në lokalitetin e vogël të Argjentinës Kastelar prej para do kohësh shkojnë për kullotje me një pajisje speciale. Në shpinë mbajnë një tubë e cila është e lidhur drejtpërsëdrejti me stomakun. Ato janë pjesë e programit eksperimental të Institutit Kombëtar Argjentinas për teknologjinë agrare. Kështu, në tubat mblidhen gazrat që i prodhojnë lopët gjatë tretjes së ushqimit, që më pas hulumtohen.
SINKRON Gilermo Bera, shkencëtar
Neve na befasoi shumë rezultati, pasi kurrë edhe nuk kemi menduar se lopa sikurse kjo që peshon 550 kilogram, mund të prodhojë 800 deri një mijë litra material digjestiv në ditë dhe kjo jo vetëm që nuk është metan, ndonëse 25 deri 30 për qind të gazrave në bazë janë metan.
Qëllimi i eksperimentit është që të fitohen njohuri me të cilat do të ndikohet ndaj ushqyerjes së kafshëve me qëllim që të zvogëlohet niveli i gazrave të dëmshme që i lëshojnë në atmosferë. Afër gjysma e gazrave të lëshuar në Argjentinë janë të sektorit bujqësor. Prej tyre gjysma, gati 30 për qind e lirojnë drejtpërsëdrejti 55 milionë gjedhe në vend./Alsat/