E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Fjalori diplomatik, Samiti dhe Forumi
Fjalori diplomatik, Samiti dhe Forumi
Fjalori diplomatik, Samiti dhe Forumi
Ne saje te intensifikimit te marredhenieve nderkombetare, fjalet "Samit" dhe "Forum" po permenden gjithnje e me shume ne jeten politike dhe mediatike. Vecse pa u shpetuar gabimeve, pasaktesive apo paqartesive. Shpjegimet e meposhtme mund te ndihmojne ne shmangin e tyre.

"Samit" eshte fjale me prejardhje te huaj (anglisht- Summit) qe do te thote "kulmi ose maja me e larte e nje mali". Ne gjuhet e tjera, "summit" ka zene vendin e vet edhe ne literaturen politike dhe diplomatike. Ndersa, ne shqip, eshte nder termat e rralle qe nuk mund te perdoret i perkthyer si i tille. Megjithate, "samit" eshte pranuar dhe perdoret normalisht edhe ne shqip.

Gjithsesi, perkthimi dhe perdorimi i barasvlershem dhe i plote i kesaj fjale ne shqip, por dhe ne gjuhet e tjera eshte:

"Takim/Konference/Mbledhje e Nivelit me te Larte", d.m.th., te Kryetareve te Shtetit dhe/ose te Qeverive. Fjala Samit duket se po e zevendeson frazen e mesiperme per shkak te thjeshtesise dhe prakticitetit te saj. Dihet se "ekonomia e gjuhes" dhe dinamika e saj eshte bere element i rendesishem ne politiken, diplomacine dhe gazetarine e sotme moderne.

Por, kujdes, fjala "Samit", vec emrit te vendit apo organizatorit, nuk pranon fjale te tjera shtese, sic veprohet gabimisht ne disa raste. P.sh., duhet shkruar thjesht Samiti i BE-se, i NATOS etj., dhe jo Samiti i Presidenteve apo Kryetareve te Shtetit te BE-se, NATO-s etj.

Gjithashtu, fjala Summit i referohet vetem Kryetareve te Shtetit dhe Qeverive dhe askujt tjeter. Ndaj, nuk duhet perdorur, sic ndodh ne raste te caktuara "Samiti i ministrave te Jashtem apo te Ekonomise, por thjesht "Takimi i ministrave te Jashtem ose me thjesht Ministeriali".

Fjala "Samit" simbolizon jo vetem "majen" me te larte gjeografike, por edhe ate politike. Ashtu si "majat" e maleve nuk jane te njejta per nga lartesia, edhe "samitet" politike nuk jane te njejta per nga rendesia. Edhe pse termi "samit" po perdoret gjithnje e me gjeresisht, ndoshta me teper si eufemizem edhe ne raste te takimeve me te ngushta rajonale. Ne fakt, "samit" ne kuptimin e plote dhe te vertete te fjales jane ato ne nivel boteror, ose gjeresisht rajonal; gjithashtu, eshte bere dicka e zakonshme qe samitet te perdoren me emrin e vendit ku jane zhvilluar, natyrisht pasi eshte dhene edhe konteksti apo emertimi i organizatorit. Keshtu, behet fjale per Samitin e Afrikes, Azise, i OKB-se, Samiti i Tokes ne Rio de Janeiro, Samitet e G-8, apo Samitet e BE-se, si ai i Selanikut, ku u hodh perspektiva e zgjerimit te saj drejt Ballkanit Perendimor, Samiti i Bukureshtit i NATOS, ku iu dha zyrtarisht ftesa per aderim Shqiperise dhe Kroacise etj.

Forumi nga ana e tij eshte nje institucion ku mblidhen edhe mjaft krere dhe drejtues te niveleve me te larta. Kesisoj, kemi Forumin (por jo Samitin) e Krans Montanes apo Forumin dhe (jo Samitin) Ekonomik Boteror te Davosit; vetekuptohet qe samiti ka mjaft epersi ndaj forumit. Ai eshte edhe Forum, ndersa Forumi nuk mund te jete Samit; kjo pasi ne nje Forum eshte e pamundur praktikisht te jene te gjithe apo dhe shume "Njesha". Ndryshe nga Forumi qe mbetet organ informal dhe per shkembim mendimesh, Samiti eshte takim formal, d.m.th., zyrtar; aty, krahas shkembimit te ideve dhe mendimeve merren apo percaktohen edhe objektiva dhe vendime. Ndryshe nga Forumi, ne nje Samit jane te gjithe (me ndonje perjashtim) Kryetaret e Shtetit apo Qeverive ose ne vetem ne raste perjashtimore, perfaqesues te larte te deleguar prej tyre.

Nga Dr. Jorgji Kote/koha jone



Publikuar: 10.07.2008 03:23:44
Lexuar: 80 herė
Fjalėt kyēe: Fjalori, diplomatik, Samiti, forumi,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
Status quo-ja e re – rrezik pėr tė ardhmen e vendit Status quo-ja e re – rrezik pėr tė ardhmen e vendit
Kosova nė mėshirė tė fatit Kosova nė mėshirė tė fatit
Tregtari, tuxhari Tregtari, tuxhari
Kosova, cfare vjen me pas? Kosova, cfare vjen me pas?
Aspekti social i krizės globale financiare Aspekti social i krizės globale financiare
Kryengritje e Pambaruar Kryengritje e Pambaruar
Aman, na shpėtoni! Aman, na shpėtoni!
Unioni i Mesdheut, oportuniteti i nje cikli te ri boteror Unioni i Mesdheut, oportuniteti i nje cikli te ri boteror
Shqiptarėt dhe Kosovarėt - Think Global and deal Local! Shqiptarėt dhe Kosovarėt - Think Global and deal Local!
Mafia, imunitetet dhe dopjo-ligji Mafia, imunitetet dhe dopjo-ligji
Google Yahoo MSN