E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Amfiteatri i Durresit, 5 milione euro per restaurimin
Amfiteatri i Durresit, 5 milione euro per restaurimin
Amfiteatri i Durresit, 5 milione euro per restaurimin
TIRANE - S'ka dosje, por Durresi dhe Bylisi, pas pranimit te Beratit ne Listen e Trashegimise Boterore, ne sesionin e 32-te Komitetit te UNESCO-s, duket se do te ecin ne gjurmet e tij. Ministri i Kultures, Ylli Pango, vetem nje dite pas pranimit te Beratit me unanimitet ne UNESCO, tregon se po punohet qe Amfiteatri Antik i Durresit dhe qyteti antik i Bylisit te propozohen per perfshirjen ne Listen e Trashegimise Boterore.



Sipas Pangos: "Jane 5 milione euro per te restauruar amfiteatrin, pasi, per te, ne kemi synuar qe ta shnderrojme ne nje qender te madhe jo vetem per turizmin kulturor, por per te gjithe Durresin. Pra, te shnderrohet ne nje epiqender per vizitueshmerine dhe trashegimine kulturore. Por, sikunder dihet, problemi kane qene disa banesa aty prane, te cilat duhet detyrimisht te largohen". Ka pasur edhe te tjera plane, te cilat konsistojne ne faktin se te ardhurat per restaurime mund te vijne edhe nga te tjera burime, e nje prej tyre eshte edhe Porti i Durresit, por asgje konkrete nuk ka deri tani. Pasi, per te kaluar ne projekte konkrete, duhet se paku qe terreni, ne te cilin do te punohet, te mos krijoje pengesa. Pengesa per te cilat eshte ngritur jo pak zeri gati cdo vit nga drejtuesit e Institutit te Arkeologjise, te cileve iu eshte dashur jo rralle te nderpresin germimet, per shkak te banesave qe jane ne rrezen e afert te amfiteatrit antik, i cili eshte i rralle ne tere zonen e Ballkanit. Amfiteater i cilesuar si i nje rendesie te vecante per vet kushtet historike dhe pozicionit gjeografik ne te cilin gjendet qyteti i Durresit.

Ndersa Bylisi mund te cilesohet si ana tjeter e medaljes. Ajo ane, e cila, ndonese per kah vlerat eshte e pazevendesueshme, mbetet serish pakez e padukshme. Ndaj, edhe Pango, krahas venies se theksit se pranimit te Beratit ne UNESCO, eshte sukses i madh i shume individeve qe kane punuar ne vijimesi, foli edhe per vlerat e paevidentuara. Nje nder keto vlera eshte edhe qyteti antik i Bylisit, ne te cilin ndonese vazhdimisht germohet, pak flitet. "Bylisi, pohon Pango, eshte nje nga perlat e trashegimise sone dhe eshte per te ardhur keq qe njihet fare pak. Por, ne duhet ta bejme gjithnje edhe me te njohur". Mjaft te kujtohen zbulimet e ekspedites se fundit ne qytetin antik te Bylisit, germimet ne Kompleksin Peshkopal, per te mos vene ne dyshim rendesine e ketij qyteti. Qe ne fakt gjendet ne periferi te vemendjes jo vetem te politikave shteterore, por edhe te atyre te agjencive turistike, te cilat krahas turizmit te reres dhe detit, jane te drejtuar edhe per kah turizmi kulturor. Dhe nje pus i hapur ne shkemb, ku ende ka gjurme lageshtie, sic ishte ai i zbuluar ne Bylis, padyshim qe terheq jo pak vemendje te turisteve shqiptare dhe te huaj per te mesuar me shume per gjurmet e lashtesise.



Publikuar: 10.07.2008 04:34:31
Lexuar: 173 herė
Fjalėt kyēe: Amfiteater, Durres, restaurimin,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
Kodi i Manastirit dhe problemet sot Kodi i Manastirit dhe problemet sot
Pėrgatitjet pėr festivalin “Zambaku i Prizrenit” janė nė pėrfundim e sipėr Pėrgatitjet pėr festivalin “Zambaku i Prizrenit” janė nė pėrfundim e sipėr
26 artistė konkurrojnė nė ekspozitėn ndėrkombėtare “Muslim Mulliqi” 26 artistė konkurrojnė nė ekspozitėn ndėrkombėtare “Muslim Mulliqi”
“Indiana Jones”, nuk arrin tė fitojė 126 milionė dollarė “Indiana Jones”, nuk arrin tė fitojė 126 milionė dollarė
Mjerė ai vend qė ka nevojė pėr heronj Mjerė ai vend qė ka nevojė pėr heronj
Kufijtė e artit dhe realiteti Kufijtė e artit dhe realiteti
Antropologji me qira Antropologji me qira
Nė takim me Arshi Pipėn Nė takim me Arshi Pipėn
Paskaljeviē gjurmon tė martuarit Paskaljeviē gjurmon tė martuarit
Kadare: Njė ish-ambasador i Shqipėrisė nė Suedi ma dogji Nobelin Kadare: Njė ish-ambasador i Shqipėrisė nė Suedi ma dogji Nobelin
Google Yahoo MSN