Unazat prej floriri tė verdhė janė klasiket, pėrtej ēdo mode. Mund tė zgjedhėsh mes rrathėve tė hollė dhe me tė trashėve, me fron tė lartė apo tė sheshtė, me dedikim nė pjesėn e brendshme, por edhe tė thjeshta fare, por diamanti ėshtė fjalėkalimi i suksesit. Tė gjitha zgjedhjet qė pėrmenda janė nė dorė tė lirė tė ēiftit, por njė gjė duhet tė jetė e qartė, qė duhet tė jetė shumė klasike dhe e ēmueshme, sa vetė vendimi i marrė dhe dita.
Të çmueshme në platin
Unazat e platinit po përjetojnë një sezon vërtet të suksesshëm. Janë shumë elegante, të çmueshme dhe të rafinuara, pasi platini është më i rralli, më rezistenti dhe më i pastri mes të gjitha metaleve.
Për të qenë të sigurt se blini unaza platini dhe që nuk është ar i bardhë, i cili vetëm në pamje të parë është i ngjashëm me platinin, kontrolloni nga brenda që të ketë të shënuar siglen Pt 950 ( do të thotë që metali përmban 950 pjesë platini të pastër) dhe jo 750, që janë pjesët e arit të bardhë. Në këtë formë keni bërë zgjedhjen që ju keni dëshiruar.
Bizhutë
Gjithmonë në varësi të fustanit.
Artur, ju ka ndodhur ta zhvishni një nuse nga bizhutë e ngarkuara?
Po, më ka ndodhur shumë shpesh. Të dielën kisha një nuse që e kishte fustanin shumë të ngarkuar me xixa dhe varësja që kishte në qafë nuk përputhej me fustanin. Nuk i kam vënë fare varëse, vetëm një perlë të vogël në vesh. Nëse fustani ka një dekolte të guximshme ose jo, përsëri varëset e qafës duhet të jenë shumë fine, aspak të ekzagjeruara.
Lulet e dorës
Natyrale, tulipan, gladiola ose zambakë të bardhë të gërshëtuara me bishta jeshilë shumë të gjatë dhe të dekoruara me një copë të hollë tyli në përputhje me ngjyrën e fustanit.
Fustani
E rëndësishme që të nxjerr në pah format e trupit. Ngjyra e bardhë e akullt nuk është shumë e pëlqyeshme.
Ngjyrat dhe stilet në modë
Ngjyra e patates, grija e errët. Nuk janë shumë të pëlqyeshme fryrjet, por fustanet e derdhura dhe natyrale që të nxjerrin linjat. Zhyponi sa më larg, sepse sipas specialistëve nuk tregon asgjë. Fustanet e shkurtra janë shumë moderne për këtë verë si dhe dekolteja sa më e guximshme.