E diel, 12.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Hakerat Shqiptarė nė sulm tė Shqipėrisė
Hakerat Shqiptarė nė sulm tė Shqipėrisė
Hakerat Shqiptarė nė sulm tė Shqipėrisė
BEOGRAD - Hakerat shqiptarė sulmojnė faqet serbe tė internetit. Lufta kibernetike mes palėve duket se sapo ka nisur seriozisht, ndėrsa njė rrjet faqesh tė simpatizantėve tė muzikės hard rock dhe heavy metal nė Serbi janė "eklipsuar" dje nga hakerat e Kosovės.

Agjencia serbe e lajmeve, 'Beta', njoftoi dje se faqet e internetit të "Balkan Rock" janë "sulmuar" nga hakerat që kanë vendosur aty një hartë të Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë. Portali, që synon të bashkojë të gjitha grupet e muzikës rock nga Serbia dhe vendet e tjera të ish-federatës jugosllave, është shumë e njohur në rajon.

Tashmë në faqen e saj kryesore shfaqet vetëm harta e Shqipërisë së Madhe me të gjitha qendrat kryesore shqiptare. Zyrtarët serbë kanë nxituar të deklarojnë se ky është një sulm i qëllimshëm nga kosovarët, që kërkojnë që Serbia të bindet se Kosova nuk është më territor i saj. Ndërkohë, ata kanë nisur hetimet në lidhje me rastin. Edhe pak kohë më parë, hakerat kosovarë "shkatërruan" faqet zyrtare të qeverisë serbe, prokurorisë si dhe institucioneve të tjera të larta në Serbi.

Beogradi refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, që u shpall nga autoritetet në Prishtinë më 17 shkurt. Zyrtarët serbë, me mbështetjen e Rusisë, kanë deklaruar se do ta çojnë çështjen e pavarësisë së Kosovë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të kërkuar anulimin e saj. Por autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se nuk mund të ketë gjykatë që të anulojë tashmë vendimin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Vendimi i autoriteteve në Prishtinë është pranuar nga 47 shtete të botës, mes të cilave SHBA-ja si dhe 20 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Prishtina zyrtare ka deklaruar se nuk do të ketë më bisedime për statusin dhe se kërkon të zhvillojë marrëdhënie normale bashkëpunimi me autoritetet serbe.


Publikuar: 10.07.2008 04:48:18
Lexuar: 60 herė
Fjalėt kyēe: Hakerat, shqiptarė, sulm, Sėrbisė,
  


Lajmet e fundit
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian
Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare



Lajmet te ngajshme
Gjeniu i ri ne informatike Gjeniu i ri ne informatike
Motorė tė rinj dhe platformė midis BMW dhe Fiat Motorė tė rinj dhe platformė midis BMW dhe Fiat
Seat konfirmon prodhimin e Bocanegras Seat konfirmon prodhimin e Bocanegras
E-maila tė Yahoo edhe nė dy domene tė reja E-maila tė Yahoo edhe nė dy domene tė reja
Nokia nis betejėn kundėr tė pathyeshmit iPhone Nokia nis betejėn kundėr tė pathyeshmit iPhone
Mini televizor pėr nėn dush Mini televizor pėr nėn dush
iPhone me 16 memorie 16 GB iPhone me 16 memorie 16 GB
Deri nė vitin 2050 automjetet do tė shpenzojnė mė pak se dy litra Deri nė vitin 2050 automjetet do tė shpenzojnė mė pak se dy litra
Sė shpejti kompjuterė me Windows 7 Sė shpejti kompjuterė me Windows 7
OLPC XO prej tash edhe me Windows XP OLPC XO prej tash edhe me Windows XP
Google Yahoo MSN