E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > Provimi, hiqni dorė nga kafeina
Provimi, hiqni dorė nga kafeina
Provimi, hiqni dorė nga kafeina
Mėnyra mė e mirė pėr tė arritur pėrqendrimin e duhur dhe pėr tė pakėsuar ankthin dhe stresin, ėshtė dieta e ekuilibruar dhe e shėndetshme, dhe mbi tė gjitha e larmishme. Ushqim tė bollshėm, kafeinė nė mėnyrė absolute jo, dhe fruta me shumicė.

Mënyra më e mirë për të arritur përqendrimin e duhur dhe për të pakësuar ankthin dhe stresin, është dieta e ekuilibruar dhe e shëndetshme, dhe mbi të gjitha e larmishme. Ushqim të bollshëm, kafeinë në mënyrë absolute jo, dhe fruta me shumicë.

Ushqim të bollshëm, kafeinë në mënyrë absolute jo, dhe fruta me shumicë. Mënyra më e mirë për të arritur përqendrimin e duhur dhe për të pakësuar ankthin dhe stresin, është një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme, dhe mbi të gjitha e larmishme. Vetëm me këtë formë, maturantët do të arrijnë të kenë përqendrimin e duhur në testimin më të rëndësishëm të jetës së tyre shkollore. Janë , 6 lloje dietash që duhen ndjekur gjatë periudhës së ngarkuar të provimeve, për të mbajtur organizmin në gjendje të mirë pune.


Sezoni i provimeve është një periudhë e ngarkuar si për studentët, ashtu edhe për nxënësit që përgatiten për provimet parauniversitare. Truri punon me ngarkesë të plotë, e cila shoqërohet me harxhim energjie. Një pjesë e mirë e kalorive ditore shkon për të përballuar punën e trurit dhe gjendjes së ankthit dhe të stresit.

Forma më e mirë për të pasur përqendrimin e duhur si edhe uljen e stresit është dieta e ekuilibruar dhe e shëndetshme, ku sugjerohet marrja e të gjithë përbërësve ushqyes.

Pikësëpari, mirë është që gjatë periudhës së studimeve nxënësit të marrin proteina, duke konsumuar qumësht, kos, djathë, mish, peshk, vezë etj. Proteinat janë lëndë ushqyese për të cilat ka nevojë i gjithë organizmi për t’u rritur dhe për t’u zhvilluar dhe furnizojnë antitrupat e sistemit imunitar, të cilat shërbejnë për të na mbrojtur dhe për të reaguar ndaj ankthit dhe stresit. Krahas proteinave, një burim i mirë energjie për organizmin, janë edhe karbohidratet, të cilat merren me anë të orizit, makaronave, fasuleve, thjerrëzave, bizeleve, frutave. Por këtu duhet bërë kujdes, pasi jo çdo karbohidrat është i dobishëm para provimit.Duhet të bëhet kujdes me ëmbëlsirat dhe çokollatat. Ato janë të nevojshme, pasi japin kënaqësi psikologjike, që është shumë e rëndësishme gjatë periudhës së ngarkuar të provimeve, por nëse e tepron, sjellin çekuilibrimin e parametrave në organizëm.


Ajo që këshillohet gjatë dhe para provimit, është konsumimi i sa më shumë frutave dhe zarzavateve, të cilat janë burim shumë i mirë i vitaminave dhe kripërave minerale.sugjerohet që zarzavatet është mirë të konsumohen të freskëta dhe jo shumë të gatuara. Ajo që duhet të bëjnë nxënësit para provimit, është heqja dorë nga konsumimi i pijeve alkoolike, si edhe lëngjeve me bazë kafeine si; Cola-Cola, kafja, të cilat mund të ndikojnë në ndryshimin e ekuilibrave në organizëm, por mbi të gjitha mund të ndikojnë në prishjen e gjumit.

Një gjumë i qetë dhe i thellë, është shumë i rëndësishëm para dhe gjatë periudhës së provimit. Po kështu, është shumë e rëndësishme të konsumohet mëngjesi i bollshëm, paradreka (një frut ose lëngje frutash të shtrydhur), dreka, zamër (një frut ose lëng frutash të shtrydhur) dhe darka. Kujdes duhet treguar me sasinë e yndyrnave që konsumoni. Yndyrnat mund të merren nga vaji, gjalpi, mishi etj.

Një tjetër dietë që këshillohet, është edhe ushqimi me sa më shumë peshk, djathë, fruta të thata, etj., që përmbajnë fosfor, i cili rigjeneron strukturat nervore dhe funksionet e tyre. E fundit, ndër këshillat që jep dietologia Ferrollari për maturantët dhe studentët, është lëvizja në ajër të pastër. Rreth gjysmë ore ecje në ditë do të ndihmonte në funksionimin sa më mirë të sistemit nervor, çka do t’i jepte nxënësve gjatë provimit paraqitje të kënaqshme, sigurisht nëse është përgatitur mirë në mësime./shekulli/


Publikuar: 10.07.2008 05:28:03
Lexuar: 71 herė
Fjalėt kyēe: Provimi, hiqni, dorė, kafeina,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Si tė bėsh pėr vete njė femėr? Si tė bėsh pėr vete njė femėr?
Njohja,nevoja dhe frika ndaj Zotit! Njohja,nevoja dhe frika ndaj Zotit!
Hutimet e trurit, ja pse harrojmė ēelėsat e shtėpisė Hutimet e trurit, ja pse harrojmė ēelėsat e shtėpisė
Telenovelat; arma pėr tė vrarė fėmijėt Telenovelat; arma pėr tė vrarė fėmijėt
Lajmet? Vetėm me mamin dhe babin Lajmet? Vetėm me mamin dhe babin
Dashuria nė familje, mėnyra mė e mirė pėr edukimin e fėmijė Dashuria nė familje, mėnyra mė e mirė pėr edukimin e fėmijė
A jeni tė drejtė dhe miqėsor edhe ndaj vetes suaj? A jeni tė drejtė dhe miqėsor edhe ndaj vetes suaj?
Mendimi pozitiv Mendimi pozitiv
Sa ėshtė normal disponimi i juaj Sa ėshtė normal disponimi i juaj
Pėr ty bebi im! Pėr ty bebi im!
Google Yahoo MSN