E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > FMN: Nafta dhe ushqimet pėrkeqėsojnė deficitin
FMN: Nafta dhe ushqimet pėrkeqėsojnė deficitin
FMN: Nafta dhe ushqimet pėrkeqėsojnė deficitin
Sipas njė studimi tė FMN-sė, deficiti i llogarisė korrente tė Shqipėrisė pritet tė rritet nė vitin e ardhshėm

Llogaria korrente dhe rezerva valutore ndërkombëtare janë dy tregues që pritet të përkeqësohen ndjeshëm për Shqipërinë këtë vit, si pasojë e krizës botërore të çmimeve, vërehet në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar të publikuar dje. Raporti synon të analizojë ndikimin që ka për ekonomitë e vendeve në zhvillim, rritja e shpejtë e çmimeve të mallrave ushqimore dhe karburanteve. Deficiti i llogarisë korrente të Shqipërisë pritet të rritet në 7.2% të PBB-së nga 5.5% që qe para krizës, ndërkohë që rezerva valutore ndërkombëtare e vendit pritet të ulet në 3.2 muaj importe nga 4 që qe para krizës. Parashikimi vlen për vitin 2009.

Llogaria korrente

Bilanci i Llogarisë Korrente mat hyrjet dhe daljet e valutës në një vend. Është treguesi më i rëndësishëm për stabilitetin e një vendi. Ajo përfshin bilancin tregtar, bilancin e shërbimeve, si dhe investimet. Gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, Bilanci i Llogarisë Korrente është përkeqësuar ndjeshëm si pasojë e importeve shumë më të larta në ushqime dhe karburante. Banka e Shqipërisë raporton se gjatë tremujorit të parë të këtij viti, fatura e importit të karburanteve është rritur me 50%, por sasia e karburanteve të importuara qe vetëm 1.5% më shumë se vitin e kaluar.

Rezerva ndërkombëtare

Sipas të dhënave të BSH, rezerva në valutë të huaj e Shqipërisë u ul si në vlerë, ashtu edhe në raport me importet. Rezervat janë para në valutë që investohen nga Banka e Shqipërisë jashtë vendit dhe përbëjnë garancinë e Shqipërisë si partner tregtar i vendeve të tjera. Sipas objektivit të përcaktuar në bashkëpunim me FMN-në, rezerva valutore e vendit duhet të jetë e barabartë 4.6 muaj importe, por ka disa muaj që është shumë më pak. Në fund të prillit, rezerva qe 2.16 miliardë dollarë. Për shkak të rritjes së shpejtë të importeve, këto para mbulojnë gjithnjë e më pak muaj importe.

Pasojat, te buxheti

FMN, raporton se kriza botërore e naftës dhe ushqimeve ka vënë në vështirësi buxhetore vendet në zhvillim. Pothuajse të gjitha vendet kanë rritur pagat si dhe ndihmën sociale, e për pasojë kanë rënduar buxhetin e shtetit, duke reduktuar aftësinë për të investuar për të ardhmen. Rreth 83% e buxhetit të shtetit shkon për shpenzime korrente dhe vetëm 17% për investime. Rritja e shpenzimeve korrente me të njëjtin ritëm me rritjen e përgjithshme të buxhetit i heq vendit shansin për të investuar, gjë që dëmton zhvillimin ekonomik afatmesëm.

Të ardhurat u tejkaluan, por investimet janë shumë larg realizimit

Buxheti nuk realizohet në maj

Buxheti i shtetit shënoi një suficit prej 6 miliardë lekësh (48 milionë euro) në pesë muajt e parë të këtij viti, si pasojë e të ardhurave më të larta dhe investimeve të parealizuara, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave. Në total, më shumë se 100 milionë euro iu privuan ekonomisë shqiptare si pasojë e mosrealizimit të shpenzimeve. Qeveria pati programuar një deficit prej 6.5 miliardë lekësh për pesëmujorin.

Të ardhurat u tejkaluan veçanërisht nga rritja e të ardhurave nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, gjë që u shkaktua nga rritja e fortë e çmimeve. Ky është i disati vit radhazi që buxheti i shtetit nuk përdoret nga qeveria dhe kur investimet nuk kryhen, pavarësisht se paratë ekzistojnë. Qeveria pati programuar një deficit final prej 7.9% të PBB-së për vitin 2008, por u detyrua të angazhohet për reduktimin e deficitit në 5.2% të PBB-së për shkak të përkeqësimit të situatës makroekonomike dhe shtimit të rrezikut të destabilizimit financiar.



Publikuar: 10.07.2008 05:52:38
Lexuar: 68 herė
Fjalėt kyēe: Nafta, ushqimet, pėrkeqėsojnė, deficitin,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
Izrailitėt ndėrtojnė qendėr tregėtare nė Shkup Izrailitėt ndėrtojnė qendėr tregėtare nė Shkup
BE-ja ndan mbi 100 milionė euro pėr turizmin nė Rumani BE-ja ndan mbi 100 milionė euro pėr turizmin nė Rumani
Zvogėlohet borxhi publik i Maqedonisė Zvogėlohet borxhi publik i Maqedonisė
"Gasprom"-i do ti ulė ēmimet e gazit nė Evropė
"Lufthansa" ėshtė e gatshme ta blejė "Austrian Airlines"
Bie eksporti, rriten importet Bie eksporti, rriten importet
Energjia elektrike shtrejtohet pėr 30 pėr qind Energjia elektrike shtrejtohet pėr 30 pėr qind
Deficiti tregtar pėr nėntė muaj tejkaloi 2,2 miliardė dollarė Deficiti tregtar pėr nėntė muaj tejkaloi 2,2 miliardė dollarė
Qeveria dhe bizneset pajtohen nė parim pėr ndryshim tė tatimeve Qeveria dhe bizneset pajtohen nė parim pėr ndryshim tė tatimeve
Gazi shtrejtohet pėr 17,6 pėr qind Gazi shtrejtohet pėr 17,6 pėr qind
Google Yahoo MSN