E diel, 12.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Tė takosh Romeon…
Tė takosh Romeon…
Tė takosh Romeon…
Mė shumė se njė muaj mė parė qeveritarėt tanė festuan 1 Qershorin, ditėn e fėmijėve, me tė njėjtėn madhėshti financiare, por dhe me tė njėjtėn rutinė analize e cila na risolli dhunėn e vazhdueshme tė 59% tė fėmijėve qė jetojnė nė familje tė varfra, punėn e rėndė tė 4654 fėmijėve romė, nivelin jo tė mirė tė ushqyerjes sė foshnjave, raportimin e 44.5% fėmijėve qė pėsojnė gjakosje nė institucione shtetėrore, pasigurinė qė ndjejnė 10% e fėmijėve nė shkolla,etj.

Në gjithë këtë zallamahi shifrash, Kryeministrit iu desh të mendohej ca për dhuratën që do t’u jepte fëmijëve të vendit për urimin e 1 Qershorit. Duhet ta ketë menduar teksa shikonte këta fëmije në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që me pafajësinë e tyre mund të kenë tentuar t’i afrohen t’i lajnë edhe xhamin e makinës së tij. Si në një lojë kukafshehti , ai në “Benzin” e tij dhe ata jashtë duke larë xhamin e makinës së radhës. (Situatë pa gjasa, sepse qeveritarët e Tiranës nuk dinë të qëndrojnë ndonjëherë në semafor. Eskortat kujdesen t’u hapin rrugë duke na nxirë jetën ne të tjerëve, “njerëzve të zakonshëm dhe të parëndësishëm”).

“Asnjë fëmijë nuk duhet të lypë dhe asnjë fëmijë analfabet. I kemi të gjitha burimet financiare dhe profesionale për t’i zgjidhur këto probleme”, deklaroi Kryeministri duke vënë në pozitë disa nga ministrat e tij që nuk hezituan të shfajësohen, duke kërkuar më shumë ligje dhe më shumë kode.

Para disa vitesh, mbaj mend që kjo qeveri “ia doli t’i hiqte këta fëmijë nga rruga, duke i burgosur prindërit si fajtorët kryesorë të punës së fëmijëve e tyre. Ia doli, por vetëm për disa ditë. Në këto ditë suksesi, qeverisë i dolën në pah më shumë probleme dhe boshllëqe si në aspektin ligjor të të drejtave të fëmijëve, ashtu edhe në shërbimet e ofruara për ta dhe familjet e tyre. Burgosja e prindërve të këtyre fëmijëve në rrugë nuk e zgjidhte problemin në fjalë dhe këta prindër u liruan rishtazi, dhe biznesi i punës në rrugë vazhdoi.

Berisha, përsëri, këtë 1 Qershor zgjodhi që të thoshte të njëjtën kërkesë.

Sigurisht, askush nuk ndihet mirë kur sheh ata fëmijë të leckosur, të pisët, të ushqyer keq, të rritur në mes të tymit të rrugës dhe gazrave të makinave, të rrezikuar për jetën në çdo sekondë, të përdhunuar e të përdhosur, psikologjikisht të dëmtuar, me shpresa dhe vizion të vrarë.

Por, sigurisht që Kryeministri ka më shumë fuqi se të gjithë ne 3 milionë banorët ta plotësojë këtë dëshirë. Nëse do kishte mësuar nga gabimi i mëparshëm, këtë 1 qershor nuk do të ishte mjaftuar me pjesëmarrjen në konferencën pompoze të fëmijëve, (vetëm fëmijë nuk kishte në atë konferencë) por do të ndalonte në bulevard dhe t’i takonte dhe të fliste me këta fëmijë.

Këta fëmijë do jenë ende aty, për sa kohë qeveria e këtij Kryeministri, por dhe e të tjerëve para tij nuk krijon sistemin e mbrojtjes, i cili vë fëmijën në qendër të shërbimeve dhe jo shërbimet të cilat ndërtohen aty-këtu dhe bëhen të paarritshme nga këta fëmijë të rrugës. Familjeve u mungon siguria ekonomike, u mungon puna, u mungon siguria e së nesërmes, qetësia psikologjike dhe që të gjitha këto, kulmojnë në fenomene të dhimbshme të dhunës dhe mungesës së harmonisë familjare.

Mungojnë profesionistët e mirëfilltë në Shërbimet Parësore. Me gjithë respektin për profesionistët e shërbimeve publike dhe parësore, mjeku, polici, mësuesit, edukatorët, prezenca e Punonjësit Social dhe Psikologut është një domosdoshmëri. Kjo, jo për të kopjuar verbërisht modelet e huaja të shërbimeve sociale, por për të adresuar nevojën emergjente të parandalimit të problemeve të dhunës, varfërisë e krimit. Mungojnë mekanizma të cilat bëjnë të mundur identifikimin e të gjithë problematikave të të gjithë fëmijëve të Shqipërisë nga lagjet e kryeqytetit, e deri në skajin më të largët të vendit. Dhe mbi të gjitha duhet të ekzistonin tashmë politika dhe shërbime publike, të cilat ushqejnë respekt ndaj fëmijëve.

Ofrimi i zgjidhjeve të qëndrueshme dhe investimeve afatgjata, do të tregonte se shteti ka vërtet respekt për qytetarin e vet dhe këtë investim do ta bënte për të ulur koston e pafund të një familjeje të ardhme të varfër, të një krimi të mundshëm, të një individi dhunues, të krijimit të një komuniteti geto dhe me plot probleme të abuzimit.

Sot, kalova përsëri nga bulevardi dhe takova Romeon dhe i tregova për 1 Qershorin dhe për aktivitetet që ishin bërë në emër të tij. I thashë dhe që ata xhaxhat e mëdhenj kishin thënë që nuk do t’i lënë me fëmijët si Romeo në rrugë të punojnë dhe lypin. Romeo më dëgjonte me veshët dhe sytë hapur dhe në cep të buzës të tij qëndronte një buzëqeshje sa e pafajshme, aq edhe ironike. “Po ku do na çojnë!?”,- më pyeti. “Për këtë nuk thanë gjë”,- iu përgjigja.

“Ky është vendi ku ne punojmë të gjithë si familje,- tha ai,- dhe unë s’iki që këtu”.

E pra, druaj se dhurata e Kryeministrit është e vonuar dhe e cunguar, ndaj dhe sfidohet nga ata që në jetë s’kanë njohur gjë tjetër veç refuzimit dhe përbuzjes.

*MA / Punë Sociale. E fokusuar në situatën e fëmijëve lypsarë



Publikuar: 10.07.2008 06:24:00
Lexuar: 58 herė
Fjalėt kyēe: Ditėn, fėmijėve, varfėra,
  


Lajmet e fundit
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian
Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare



Lajmet te ngajshme
A po e vietnamizohet Kaukazi? A po e vietnamizohet Kaukazi?
Shansi i dytė Shansi i dytė
A eshte Kosova Serbi?! A eshte Kosova Serbi?!
Veriu i Kosovės dhe Lugina e Preshevės – pasoja tė kolonializmit serb Veriu i Kosovės dhe Lugina e Preshevės – pasoja tė kolonializmit serb
NATO shtoi stabilitetin nė Ballkan NATO shtoi stabilitetin nė Ballkan
Interneti e ka ndryshuar pėrgjithmonė gazetarinė Interneti e ka ndryshuar pėrgjithmonė gazetarinė
Politika, gratė dhe “diskriminimi pozitiv”… Politika, gratė dhe “diskriminimi pozitiv”…
Kosovė, pėrqendrohu tek ekonomia! Kosovė, pėrqendrohu tek ekonomia!
Nė gjah pėr zotėri Europėn Nė gjah pėr zotėri Europėn
Nuk ka tė mbaruar retorika e kolonializmit nė sh. XXI Nuk ka tė mbaruar retorika e kolonializmit nė sh. XXI
Google Yahoo MSN