E shtunė, 6.9.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Nga vepra e Sami Frashėrit Shqipėria ēka qenė, ēėshtė e ēdo tė bėhet?
Nga vepra e Sami Frashėrit Shqipėria ēka qenė, ēėshtė e ēdo tė bėhet?
Nga  vepra e Sami Frashėrit  Shqipėria ēka qenė, ēėshtė e ēdo tė bėhet?
Nė ka njė gjė, pėr tė cilėnė Shqipėtarėtė duhetė tė kudesenė mė tepėrė, ajo pa ndryshim ėshtė Dituria. Gjithė katundetė e gjithė pshatratė a dy tre pshatra t’afėrta bashkė duhetė tė kenė shkolla tė para fillore dhe qytetet tė kenė nga mė shumė se njė, pas madhėrisė sė tyre. Gjithė djemt’ e vashatė qė mė 7 vjeē e gjer mė 13 do tė jenė tė shtrėnguarė tė venė domosdo nė shkollė edhe ata prindėrė, qė tė mos dėrgojnė fėmijėnė nė shkollė, do tė qėrtohen’ e tė shtrėngohenė t’i dėrgojnė.

Mësimi do të jetë pa nonjë pagesë, edhe të varfëret do t’u epenë edhe fletoretë e karta etj. pa pagesë. Në mes të çdo nënëgastre (rrethi, qendre administrative) do të jetë një shkoll’ e dytë qytetëse për djemt edhe një për vajzat. Në mest të çdo Gastre (qarku, krahine) do të jenë veç shkollavet të dyta (ryshdije, skolin) edhe të treta (i ‘dadije, gjimnasion) [të mesme] për djem e për vajza veçan edhe shkolla për mjeshtëri pas vëndit a për bujqësi etj.
Në kryeqytett të Shqipërisë, përveç shkollavet të dyta e të treta do të jenë një gjithëmësime (daryl fynun, panepistimion [universitet], një shkollë ushtrije, një për metaletë e për pyjetë, një për bujqësinë edhe shumë të tjera për dituri e për mjeshtëri të veçanta. Më pas edhe dy gjthmësime (universitete) duhetë të hapenë: një në Shqipërinë e Sipërme e një në të Poshtërmet. Shkoll’ e aniërisë duhet të jetë mb’anë detit, tek të jen’ edhe aniat’ e luftëse, në Durrës a në Ujët-të-Ftohtë (afrë Vlorësë).
Një këshillë diturje (akademi) duhet të jetë në kryeqytet, e cila të kujdesetë për gjuhët’ e për livratë, që duhenë etj. Një shtypëtore e qeverisë do të meretë me të shtypurë livratë, që duhenë për shkollat edhe të nxjerrë fletore diturijë, të përkohshme e çdo gjë, që duhetë për të zgjuarë shqiptarëtë. Disa shoqërira do të bëhenë me ndihmët e ministrisë së diturisë për të shpënë përpara dhe shkronjënë (gjeografinë), istorinë, dhekëkonjënë (gjeologjia), metalet’ e të tjera punëra të Shqipërisë, edhe cilado nga këto do të nxjerrënjë herë në muajt e më pak një fletore të porkohçime, në të cilët të rrëfëhetë gjithë ç’ka gjetur’ e çpikurë shoqërija.
Në kryeqytett të Shqipërisë do të jenë dy shkolla të mbëdha për gjuhërat; në njërët nga këto do të mësohenë gjuhërat’ e ra t’Evropësë, francishtja, gjermanishtja, italishtja, inglishtja, slavishtja, greqisht’ e re etj; në tjatërët gjuhërat’ e vjetëra: Greqisht’ e vjetërë, latinishtja, arabishtja, persishtja, sankrishtja etj. Cilado nga këto shkolla do të ketë një këshillë, e cila do të jetë e mbledhurë prej njerëz që dinë këto gjuhëra, edhe do të përpiqenë të shkruajn’ e të shtypinë livra mësimietj. në këto gjuhë, edhe shtypëtore e qeverisë do të ketë shkronjat e gjithëve këtyre gjuhe për të shtypurë ato.
Një musië (muze) e përgjithçme do të jetë në kryeqytett për gjithë sa gjerëra të vjetëra, shtatutëra, fytyrëra, gurë të shkruarë etj., që do të gjendenë në Shqipëri e gjetkë edhe qeveri’ e kësaj musie do të mihnj’ e të rëmojë gjithë vendet e qytetevet të vjeterë për të kërkuarë antikëra. Një tjatrë musië do të jetë për istori të naturtë edhe këshill’ e kësaj do të bënjë kërkime nëpër të tërë Shqipërit për barërat, drurëtë, metaletë, gjërërat’ e gjalla etj. të Shqipërisë, si dhe gjërërat’ e vjetra të dhetregonjëse e të njeritregonjëse. Cilado nga këto të dy këshilla të musiëvet do të nxjerrë një fletore një herë në muajt, në të cilat të shkruajnë kërkimetë e gjendjet’ e tyre edhe shumë diturirëra prej ç’bëhenë n’Evropë e gjetkë për këto punëra. Një bibliothek’ e madhe do të bëhetë e të ketë brenda livra etj. të shkruara të nevojta e të vyera në gjithë gjuhët, që munt të merenë vesh në Shqipëri’’.



Publikuar: 10.07.2008 06:37:10
Lexuar: 75 herė
Fjalėt kyēe: Sami, Frashėri, Shqipėria,
  


Lajmet e fundit
Mendes kėrkon psikolog fame Mendes kėrkon psikolog fame
Capello: Presioni ėshtė gjė normale Capello: Presioni ėshtė gjė normale
Rritje e varėsisė - BE-ja duhet tė shtojė larminė e burimeve energjitike Rritje e varėsisė - BE-ja duhet tė shtojė larminė e burimeve energjitike



Lajmet te ngajshme
Abdyl Frashėri...sikur tė mos ishte nė Lidhjen e Prizrenit Abdyl Frashėri...sikur tė mos ishte nė Lidhjen e Prizrenit
Degėt e Punėve tė Brendshme shfrytėzuan arkivat e inkuizicionit pėr torturat Degėt e Punėve tė Brendshme shfrytėzuan arkivat e inkuizicionit pėr torturat
Si u dogjėn nė Paris 24 mijė qerre me librat e hebrenjve Si u dogjėn nė Paris 24 mijė qerre me librat e hebrenjve
Ernesto Che Guevara Ernesto Che Guevara
Dėshmitė e gjalla mbi torturat nė burgje Dėshmitė e gjalla mbi torturat nė burgje
Historia e bankave tė Zvicrės. Si u kthye nė depozita tė thesareve e botės Historia e bankave tė Zvicrės. Si u kthye nė depozita tė thesareve e botės
Hebrenjtė nė Shqipėri: A u ndihmuan vėrtetė aq shumė?! Hebrenjtė nė Shqipėri: A u ndihmuan vėrtetė aq shumė?!
Shqipėria pendohet, u rikthehet marrėdhėnieve me Kinėn Shqipėria pendohet, u rikthehet marrėdhėnieve me Kinėn
Drita Ēomo, e internuara nė moshėn 2-vjeēare, qė vdiq e vetmuar Drita Ēomo, e internuara nė moshėn 2-vjeēare, qė vdiq e vetmuar
Nazistėt urdhėruan shqiptarin ti hapte varrin vetes Nazistėt urdhėruan shqiptarin ti hapte varrin vetes
Google Yahoo MSN