Drejtori sportiv i Interit, Lele Oriali, ka thėnė pėr Sky Italia se anėsori i Romės, Mancini, pėrfundimisht do tė nėnshkruajė pėr kampionin e Italisė.
Braziliani pritet të arrijë në Giuzzeppe Meazza për një shumë prej 13 milionë eurosh, dhe do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, e cila do ti sjellë atij 3.5 milionë euro të ardhura vjetore.
E ardhmja e Mancitit tek Roma ishte subjekt spekulimesh që nga arritja e trajnerit të ri, Jose Mourinho, më herët gjatë kësaj vere.
Mancini do të bëhet nënshkrimi i parë verës për Mourinhon, ndërsa shumica mendojnë se portugezit në Inter, së shpejti do ti bashkohet edhe Frank Lampard.