Dashuria e parė nuk harrohet kurrė. Tom Cruise i ka dėrguar njė dhomė plot me lule ish gruas sė tij, Nicole Kidman, qė tė dielėn solli njė jetė njė vajzė, nga martesa me kėngėtarin Keith Urban nė Nashville.
Dashuria e parë nuk harrohet kurrë. Tom Cruise i ka dërguar një dhomë plot me lule ish gruas së tij, Nicole Kidman, që të dielën solli një jetë një vajzë, nga martesa me këngëtarin Keith Urban në Nashville.
Aktorja australiane po i gëzohet mëmësisë. Kështu kanë treguar disa miq të saj për tabloidin britanik The Mirror.
Ajo e ka planifikuar tashmë pagëzimin për Sunday Rose në Australi, në muajin shtator. Për të celebruar ritin shumë të rëndësishëm do të jetë i njëjti prift që ka martuar aktoren dhe bashkëshortin e saj, Urban, dy vjet më parë.
Nikole e Keith janë të dashuruar marrëzisht pas të voglës së tyre. Nicol do të jetë një mama me plot kuptimin e fjalës dhe ka refuzuar të gjitha ofertat që i kanë ardhur për ndihmë- thonë zërat pranë çiftit.
Motra e starit të filmit The Interpreter" dhe një dado janë në dispozicion për çdo nevojë që do të ketë nëna Nicol në të ardhmen.
Dhurata e bërë nga Cruise nuk është e vetmja. Nicole ka marrë qindra buqeta lulesh.
Por, Tom ka qenë i pari që e ka befasuar Nicolën, duke i dërguar aq shumë lule, sa me to është mbushur një dhomë e tërë.
Mësohet se mes urimeve ka qenë edhe bileta e kryeministrit australian Kevin Rudd, me përgëzimet e rastit./Shekulli/