Parlamenti Evropian, ne raportin e tij te fundit, thote se Bashkimi Evropian duhet te krijoje nje strukture te re per bashkepunim me fqinjet lindore.
Per kete, propozohet Zona Evropiane Ekonomike Plus. "Zona ekonomike evropiane plus", sic e cileson Parlamenti Evropian, mund te behet stacioni i radhes per fqinjet lindore te Bashkimit Evropian, ne rrugen e tyre te gjate drejt anetaresimit. Kjo do t'u ofronte atyre statusin qe ka aktualisht Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni. Duke aprovuar rreth 70 per qind te legjislacionit evropian, keto vende marrin pjese plotesisht ne tregun e brendshem evropian. Bashkepunimi ne kete zone perfshin: tregtine e lire, sherbimet, levizjen e kapitalit dhe njerezve. Vendet jo anetare te BE-se normalisht nuk kane drejtperdrejt dore ne formesimin e ligjeve te Unionit. Politikisht, ato mbesin jashte bllokut, por, tani BE-ja po shqyrton angazhimet drejt fqinjeve lindore.
Komisioneri per Zgjerim, Olli Rehn, tha se plani i Parlamentit Evropian meriton vemendje. "E kam pare me interes propozimin nga raporti per krijimin e Zones Ekonomike Evropiane Plus, per raportet me vendet qe nuk jane pjese e agjendes se tanishme per zgjerim. Ne kohen e globalizimit ekonomik ka kuptim edhe zgjerimi i hapesires legale dhe ekonomike evropiane", tha Rehn.
Raporti afirmon qendrimin e Parlamentit Evropian, sipas te cilit teorikisht fqinjet lindore jane te pranueshem ne procesin e zgjerimit. Ai eshte hartuar nga deputeti gjerman i krahut te djathte, Elmar Brok, sipas te cilit Traktati i Lisbones, i refuzuar muajin e kaluar ne Irlande, eshte i nevojshem jo per zgjerimin e ardhshem te BE-se, por per sfidat qe dalin nga zgjerimet e kaluara.
Raporti gjithashtu ve theksin ne "kapacitetet integruese" te Bashkimit Evropian. Sipas tyre, cfaredo zgjerimi do te ishte i mundur vetem nese BE-ja do te arrije te shtyje perpara "objektivat politike", pra qeverisjen efikase, dhe vetem ne rast se per keto vendime ka mbeshtetje te opinionit publik.
Komisioneri per Zgjerim, Rehn, tha se vendet, te cilat kane marre zotime per anetaresim, si Turqia, nuk duhet te preken nga cfaredo ndryshimi ne percaktimin e qellimeve te vete BE-se. "Per Ballkanin Perendimor dhe Turqine, qe kane perspektive te qarte per anetaresim, Bashkimi Evropian nuk duhet te imponoje kushte te reja para kandidimit, apo ne fazen e anetaresimit. Kjo do te krijonte dyshime rreth perkushtimeve te BE-se", tha Rehn. Raporti i Parlamentit Evropian, megjithate, nuk eshte obligativ. Sidoqofte, disa nga idete e tij mund te filtrohen ne debatin qe vazhdon per procesin e zgjerimit te Bashkimit Evropian.
Nga Ahto Lobjakas/koha jone